LAJMI I FUNDIT:

FIBA vendos në favor të Kosovës, ndeshja me Ukrainën luhet në Kiev

FIBA vendos në favor të Kosovës, ndeshja me Ukrainën luhet në Kiev

Kërkesa e Federatës së Basketbollit të Ukrainës, që ndeshjen eliminatore për ‘Eurobasket 2017’ kundër Kosovës ta zhvillojë jashtë vendit, nuk do të realizohet.

FIBA Evropa, të premten nëpërmjet një e-maili të dërguar në Federatën e Basketbollit të Kosovës, ka konfirmuar se ndeshja me Ukrainën do të zhvillohet në kryeqytetit e saj, Kiev.

Po ashtu, në këtë konfirmim janë edhe emrat e arbitrave dhe të vëzhguesit të ndeshjes, e cila do të zhvillohet më 14 shtator (19:00), shkruan Koha Ditore.


Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll në vlugun e përgatitjeve
Lexo po ashtu Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll në vlugun e përgatitjeve

Kjo ndeshje i takon Grupit E eliminator, në të cilin bëjnë pjesë edhe Sllovenia e Ukraina, teksa vëzhgues i këtij dueli në është caktuar Merab Ratishvili (Gjeorgjia), kurse treshja e arbitrave do të përbëhet nga Tanel Suslov (Estonia), Lorenzo Baldini (Italia) dhe Pavel Fuska (Sllovakia).

“FIBA na ka dërguar formularët e referëve dhe të vëzhguesit, aty shkruan se ndeshjet do të zhvillohen ashtu siç janë paraparë. Pra, një ndeshje në Kiev dhe tjetra në Kosovë. Këtë konfirmim e kemi pranuar nga administrata e FIBA-s”, është shprehur sekretari i përgjithshëm i FBK-së, Leart Hoxha. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Liga e Kampionëve
Donnarumma hero në

Donnarumma hero në "Anfield" - PSG eliminon Liverpoolin pas penalltive nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

Liga e Kampionëve
Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes kthyese me Atleticon në Ligën e Kampionëve - Mbappe stërvitet ndaras

Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes kthyese me Atleticon në Ligën e Kampionëve - Mbappe stërvitet ndaras

Liga e Kampionëve
Tre yje të Real Madridit 'kërcënojnë me largim' nëse Ancelotti shkarkohet dhe Alonso e zëvendëson atë

Tre yje të Real Madridit 'kërcënojnë me largim' nëse Ancelotti shkarkohet dhe Alonso e zëvendëson atë

La Liga
Kalo në kategori