LAJMI I FUNDIT:

Fiat ishte marka më e shitur Stellantis në gjysmën e parë të 2023

Fiat ishte marka më e shitur Stellantis në gjysmën e parë të 2023

Fiat kishte shitur më shumë vetura në pjesën e parë të vitit 2023 në krahasim me markat e tjera të Stellantis, duke përfituar një rritje prej 10 për qind në gjithë botën nga muaji janar deri në qershor.

Marka italiane kishte shitur mbi 645 mijë vetura në të gjitha tregjet botërore gjatë kësaj periudhe, më shumë se markat e Stellantis të orientuara nga vëllimi Peugeot, Citroën, Opel-Vauxhall, Chrysler dhe Dodge – megjithëse është e para prej tyre që publikon shifra të sakta.

Fiat ka regjistruar 271,800 vetura në Evropë gjatë pjesës së parë të vitit, dhe kapi një shifër masive prej 12.8 për qind të tregut në tregun italian, raporton revista e njohur e industrisë së veturave, Autocar, përcjell Telegrafi.


Vetura më e shitur në Itali deri më tani këtë vit, është Fiat Panda Supermini, e cila në vitin 2024 do zëvendësohet nga një veturë elektrike.

Por Stellantis vë në pah se Fiat është unik për shkak se ka një rritje të shitjeve jashtë tregut të saj vendor. Përveç markës me më së shumti shitje në Itali, ajo ishte edhe marka më e shitur në Brazil dhe Turqi, me një pjesë të shitjeve prej 22 për qind në shtetin jug-amerikan dhe 12.8 për qind në Turqi.

Fiat gjithashtu është marka me më së shumti shitje edhe në tregun e Amerikës së Jugut, rajon në të cilin ka marrë një pjesë të tregut prej 14.1 për qind. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Pasuria neto e Elon Musk ra për 29 miliardë dollarë brenda një dite, pas rënies së vlerës së aksioneve të Tesla

Pasuria neto e Elon Musk ra për 29 miliardë dollarë brenda një dite, pas rënies së vlerës së aksioneve të Tesla

Auto
Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë

Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë "modelet e qëndrueshme"

Auto
Donald Trump premton të blejë një Tesla pas rënies së aksioneve të prodhuesit të makinave elektrike

Donald Trump premton të blejë një Tesla pas rënies së aksioneve të prodhuesit të makinave elektrike

Auto
Ford ndalon prodhimin e veturës më të shitur të tij në Evropë

Ford ndalon prodhimin e veturës më të shitur të tij në Evropë

Auto
Hajnat përdorën teknika hakuese për të vjedhur 150 Jeep Wrengler (Foto)

Hajnat përdorën teknika hakuese për të vjedhur 150 Jeep Wrengler (Foto)

Kjo makinë klasike Chevrolet Corvette qëndroi në pluhur për 34 vjet, mori një pastrim të thellë dhe duket thuajse e re

Kjo makinë klasike Chevrolet Corvette qëndroi në pluhur për 34 vjet, mori një pastrim të thellë dhe duket thuajse e re

Kalo në kategori