Federata e Futbollit të Kosovës ka shkruar se qëndron fuqimisht në mbështetje të UEFA-s dhe sistemit të futbollit që bazohet në solidaritet dhe merita sportive.
Ky reagim erdhi pasi sot gjatë ditës, Gjykata Evropiane i dha të drejtë Superligës Evropiane, që të formojë një kampionat siç ata e kishin menduar.
Shumë shpejtë, shumë nga federatat evropiane dhe klube të njohura dolën kundër mendimit për organizimin e kësaj gare.
Këtij reagimi i është bashkangjitur edhe shtëpia kosovare e futbollit, ku sipas tyre ata qëndrojmë fuqishëm në mbështetje të UEFA-s dhe në mbrojtje të sistemit garues që bazohet në solidaritet dhe merita sportive
“Ndërsa po ballafaqohemi me projekte të tilla si “Super Liga”, të cilat synojnë ndarjen nga vlerat themelore sportive dhe solidariteti, FFK rishpreh përkrahjen e saj të parezervë ndaj UEFA-s në luftimin e kërcënimeve të tilla”.
“Projekti i ashtuquajtur “Super Liga” nuk respekton vlerat e meritës sportive dhe synon shkatërrimin e sistemit të garave në futboll. FFK e sheh këtë projekt si një kërcënim ndaj integritetit dhe unitetit të futbollit, duke vënë në rrezik të gjithë strukturën e futbollit, e cila që nga themelimi i UEFA-s ka nxitur konkurrencën dhe zhvillimin e futbollit”.
“Federata e Futbollit të Kosovës do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm UEFA-n dhe të ndërmarrë veprime të nevojshme të përbashkëta për të parandaluar çdo përpjekje për ndarje të futbollit”.
“Ne besojmë se e drejta dhe fuqia janë në anën e sistemit të bazuar në meritë sportive, dhe se kërcënimi i projekteve si “Super Liga” do të dështojnë dhe do të përballen me rezistencë dhe unitet të klubeve dhe të gjithë futbolldashësve”.
“FFK nxit të gjitha pjesëmarrësit e futbollit që të bashkohen në këtë kauzë të rëndësishme për të mbrojtur integritetin dhe vlerat e sportit tonë të dashur”.
“Ata që synojnë të ndahen nga familja e futbollit, e cila i ka rritur, do të ballafaqohen me refuzim dhe kritikë nga komuniteti i futbollit. FFK beson se uniteti dhe besimi në vlerat sportive do të fitojnë gjithmonë mbi ndarjen dhe interesat e ngushta.
Me vendosmëri do të vazhdojmë të mbrojmë futbollin tonë dhe të përkrahim çdo hap drejt një garë të drejtë, e bazuar në meritë sportive”, thuhet një njoftimin e FFK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Liverpooli ‘fundos’ Man Cityn në Etihad, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë