Superliga e Kosovës do të rikthehet në aksion këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së pestë që janë në program për tu zhvilluar.

Nga kjo javë do të ketë një orar të ri, pasi ndeshjet nuk do të luhen më nga ora 16:00, por me orarin e ri fillojnë nga ora 15:00.


Padyshim që dueli kryesor i kësaj xhiro do të zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, ku Llapi takohet me Dritën.

E në këtë duel do ta ndajë drejtësinë gjyqtari Erdal Zasella me ndihmësit Edmond Zeqiri dhe Zgjim Rrahimi.

459537827 823324949958200 8997647771718054961 n

Sfidë derbi pritet të jetë edhe në Suharekë, ku Ballkani pas largimit të Ilir Dajës pret Prishtinën.

Sfidën në Suharekë do ta drejtojë Mentor Ajeti së bashku me anësorët Fatmir Sekiraqa dhe Meriton Berisha.

459563472 823324976624864 3152324826254358718 n

Dukagjini dhe Malisheva do të përballen në stadiumin ’18 qershori’ në Klinë, derisa Ferizaj është nikoqir i Suharekës.

Gjilani dhe Feronikeli ’74 janë dy ekipet e vetme që ende nuk kanë fituar dhe do të përballen mes vete.

Në këtë javë nuk është deleguar gjyqtari Genc Nuza, i cili sfidën e fundit ndau drejtësinë në duelin Prishtina - Llapi, ku në fund të ndeshjes Tahir Batatina tentoi ta sulmonte, edhe pse i gjithë komuniteti i sportit u pajtua se ndeshja ishte gjykuar mjaftë mirë nga Nuza. /Telegrafi/

459426246 823324973291531 7397231980186499870 n

459308843 823324953291533 8554694346078642092 n

459229029 823324963291532 7166310795217385104 n

telegrafi sport app