LAJMI I FUNDIT:

Fetai: Kërcënimi me vdekje ndaj meje është reflektim i polarizimit në shoqëri, kjo qasje duhet të ndëshkohet

Fetai: Kërcënimi me vdekje ndaj meje është reflektim i polarizimit në shoqëri, kjo qasje duhet të ndëshkohet

Kërcënimi për jetën që kam marrë në emailin tim zyrtar është pasqyrë e polarizimit të shoqërisë sonë, sepse është dërguar pas deklaratës time për definicionin e gjuhës shqipe në Kushtetutë, deklaroi për AIM zëvendëskryeministri për politika të qeverisjes së mirë, Arben i cili po qëndron për vizitë pune në Bruksel.

“Fatkeqësisht, siç informova mbrëmë, pas deklaratës sime në media së bashku me ambasadorin e BE-së Mihalis Rokas në emailin tim mora kërcënim me vdekje për një pjesë të deklaratës që ka të bëjë me ndryshimin e definicionit të ‘20 përqindëshit’ për gjuhën shqipe në Kushtetutë. Më janë kërcënuar me plumb në kokë dhe kam marrë porosi të tipit ‘shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur’ se ‘të gjithë shqiptarët do të vriten’ dhe se ‘20 përqindëshi asnjëherë nuk do të shfuqizohet në Kushtetutë’”, ka theksuar Fetai.

Ai ka shtuar se rastin e ka denoncuar menjëherë dhe ka telefonuar ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski me qëllim që MPB-ja të ndërmarrë masat e nevojshme.


“Do të kërkoj edhe rritje të sigurisë për sa i përket sigurisë time personale nga ministritë kompetente. Për porosinë e kam informuar edhe kryeministrin dhe do të ndërmarr të gjitha masat e nevojshme, duke përfshirë identifikimin e kërcënuesit dhe padinë, sepse siç e dimë me ligjet tona, veprime të tilla, kërcënime të tilla dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet”, ka thënë zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë.

Fetai ka thënë se autori i këtij kërcënimi do të identifikohet dhe do të marrë dënimin e merituar, sipas dispozitave ligjore në fuqi, sepse, sipas tij kërcënime të tilla, “nuk duhet të tolerohen, sidomos si në këtë rast që është një kërcënim për zëvendëskryeministrin”.

“Kjo tregon nivelin e shoqërisë sonë. Kur dikush guxon të kërcënojë drejtpërdrejt zëvendëskryeministrin, mund ta imagjinojmë se çfarë mund të ndodhë me funksionarët e nivelit më të ulët ose me qytetarët e thjeshtë. Prandaj, kjo qasje qyqare e njerëzve të frustruar me tendenca ekstremiste duhet të ndëshkohet dhe të dërgohet porosi se gjëra të tilla nuk tolerohen në kuadër të qeverisjes sonë dhe nuk guxojnë të tolerohen nga organet shtetërore”, ka thënë Fetai në një deklaratë për AIM-n.

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Kalo në kategori