LAJMI I FUNDIT:

Fetai: Jemi në fazën përfundimtare të propozim ligjit për përfaqësim të drejtë

Fetai: Jemi në fazën përfundimtare të propozim ligjit për përfaqësim të drejtë

Për herë të parë pas 22 viteve, RMV do të ketë në fuqi ligj, i cili përkthen parimin e përfaqësimit të drejtë të marrëveshjes kornizë të Ohrit, i transformuar në Kushtetutën e vendit në obligime dhe mekanizma, zbatimi për institucionet e vendit, thotë për TMV-2, zëvendëskryeministri për Qeverisje të mirë dhe Transparencë, Arben Fetai.

Sipas tij ligji për përfaqësim të drejtë është në fazën finale.

“Grupet e punës të koalicionit Qeveritar vazhdojnë në baza të rregullta, dhe tanimë jemi në fazën finale, dhe projekt ligji për sa i përket kornizës së përgjithshme është i dakorduar, dhe kanë ngelur që të definohen disa detaje rreth modaliteteve të zbatimit të ligjit në fjalë, dhe besoj se shumë shpejtë do të dalim me projekt ligjin final i cili do të dorëzohet për procedim të mëtutjeshëm. Pra për herë të parë pas 22 viteve do të ketë në fuqi ligj i cili përkthen parimin e përfaqësimit të drejtë të marrëveshjen kornizë të Ohrit i transformuar në Kushtetutën e vendit në obligime dhe mekanizma zbatimi për institucionet e vendit”,  tha Zv/Kryeministri për Qeverisje të mirë dhe transparencë, Arben Fetai, .


Fetai më tej gjithshtu sqaroi çështjen e punësimeve të cilat janë paralajmëruar e që u problematizuan në opinion, pasi tani ligji i balancuesit është jashtë funksionit. Fetai siguroi se kjo do të rregullohet përmes marrëveshjes mes partnerëve të koalicionit.

“Sa u përket punësimeve, dhe në ndërkohë nuk e kemi më mekanizmin e balancuesit, tanimë kemi në kuadër të koalicionit qeveritarë një shpërndarje sipas një marrëveshje politike e cila vlen në çdo kohë dhe në çdo institucion, dhe në nivel të përgjithshëm. Pra kemi ekipin kadrovik të koalicionit qeverisës, i cili agregon punësimet e reja në nivel vendi, dhe në bazë të marrëveshjes politike për shpërndarrjen e vendeve të punës sipas regjistrimit të fundit të popullsisë e bënë mbikqyrjen e punësimeve sipas marrëveshjes politike që kemi në kuadër të kualicionit qeveritar”, deklaroi Fetai.

Sipas Fetait, shfuqizimi i balancuesit ishte i dakorduar edhe nga ish-pushteti, pasi kishin konstatuar se po bëhen abuzime të shumta, dhe i njëjti nuk po arrinte qëllimet e veta, për të cilin ishte miratuar. /TVM2

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Lajme
Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Publikohet agjenda për Epopenë e UÇK-së më 5,6 dhe 7 mars

Publikohet agjenda për Epopenë e UÇK-së më 5,6 dhe 7 mars

Lajme
Rama flet disa gjuhë të huaja me ndihmën e AI në një video promovuse për turizmin në Shqipëri

Rama flet disa gjuhë të huaja me ndihmën e AI në një video promovuse për turizmin në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori