LAJMI I FUNDIT:

Fetah Rudi: Kryeministër, jam i zhgënjyer me ju

Fetah Rudi: Kryeministër, jam i zhgënjyer me ju

Deputeti i LDK-së, Fetah Rudi, në fjalën e tij në seancën e mosbesimit iu drejtua kryeministrit Albin Kurti duke thënë se i kishte besuar atij dhe koalicionit VV-LDK, porse tashmë është i zhgënjyer nga shefi i ekzekutivit.

Ai tha se besimi është thyer ashtu sikurse është thyer edhe miqësia me Shtetet e Bashkuara që sipas Rudit janë në pikën më të ulët nga dhjetori i vitit 2019.


Rudi deklaroi se sot është për të ruajtur miqësinë me SHBA-në.

“I nderuari kryeministër, unë besova në ju, besova në koalicionin Vetëvendosje-LDK, përkrahës i të cilit kam qenë që nga fillimi. Por sot i nderuari kryeministër, ndihem keq dhe jam shumë i zhgënjyer me ju. Sot, ky besim është thyer, sot kryeministër e keni tradhtuar besimin që keni marr më 6 tetor, ju dhe ne.

Besimin që do të jeni ndryshimi. Sot kryeministër, është tradhtuar edhe miku ynë me i madh, SHBA, raportet më të cila t janë në pikën më të ultë që nga 22 dhjetori i 2019, nata kur u tentua të shfuqizohet Gjykata Speciale, gjykatë kjo që do të çoje prapa grilave ata që mi vranë shokët e mij, e mua me lanë në karrocë tash e 20 vite.

Kryeministër unë dhe LDK ishim me ju, por sot unë dhe LDK, jemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot unë jam për ruajtjen e miqësisë të cilën e krijoi presidenti Rugova, miqësi të cilën ju, por edhe shumë të tjerë mund të mos e pëlqeni.

Pavarësisht zhvillimeve të mëtejshme, unë kurrë nuk do ta tradhtoj votën e LDK-së, për të cilën kam mbetur edhe në gjendjen që jam sot. Fjalimin tim do ta përmbylli me fjalët e presidentit Rugova, të cilat duhet t’i kujtojmë gjithmonë: Shtëpia nuk mund të mbahet pa miq. Zoti e bekoftë Kosovën, zoti e bekoftë Amerikën”, përfundoi Rudi.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori