LAJMI I FUNDIT:

Festo librin – zbritje në më shumë se 1300 tituj librash në GjirafaMall

Festo librin – zbritje në më shumë se 1300 tituj librash në GjirafaMall

Në ditën ndërkombëtare të librit, GjirafaMall.com, si qendra më e madhe tregtare e blerjeve online në Kosovë, për katër ditë me radhë ju sjell zbritje në të gjithë titujt e librave.

Në GjirafaMall, do të gjeni mbi 1300 tituj librash për të rritur dhe fëmijë, nga zhanre të ndryshme si: letërsi, biografi, botime shkollore, edukim, libra nga shkenca të ndryshme shoqërore dhe ekzakte dhe shumë të tjerë. Thjeshtë, vetëm futuni në GjiraMall.com, bëjeni porosinë online, dhe pranoni porosinë në shtëpinë tuaj kudo në Kosovë. Të gjithë librat vijnë me transport deri në shtëpinë tuaj kudo në Kosovë.

Të gjithë ju që dëshironi të porosisni libra nga letërsia apo shkencat tjera, dhe të shfrytëzoni ofertën me zbritje 10% në të gjithë librat, klikoni KETU. Ndërsa nëse dëshironi të porosisni libra për më të vegjëlit tuaj dhe të shfrytëzoni ofertën me zbritje deri në 15% klikoni KETU.

23 prilli është vendosur si dita ndërkombëtare e librit nga UNESCO në vitin 1995, dhe që nga atëherë festohet duke synuar të promovojë leximin, botimin, dhe të drejtat e autorit. Kjo datë është përzgjedhur në shenjë nderimi të shkrimtarëve më të mëdhenj të kohës, ndër ta William Shakespeare dhe Miguel Servantes, pasi që shënon edhe datën e vdekjes së tyre.

Libri njihet si një nga mediumet më të vjetra dhe më të rëndësishme të komunikimit dhe zhvillimit në historisë e njerëzimit. Benefitet e leximit janë të panumërta. Mes tjerash zhvillon mendimin kritik, hap dimensione të reja të të menduarit, zhvillon intelegjencën, kreativitetin, dhe imagjinatën, përmirëson memorien, zvogëlon stresin, dhe shumë të tjera.

Për të porositur librat e autorëve më të njohur botëror dhe vendor dhe për të shfrytëzuar ofertën me zbritje, klikoni në www.gjirafamall.com, bëni porosinë online, apo kontaktojeni stafin tonë në chat apo numrin e telefonit +383 49 39 00 39. Të gjitha porositë vijnë deri në shtëpinë tuaj kudo në Kosovë.

Artikull i sponzorizuar