LAJMI I FUNDIT:

“Festivali i Vevçanit”, të shmangen fyerjet në baza etnike (Video)

“Festivali i Vevçanit”, të shmangen fyerjet në baza etnike (Video)

Përzgjedhja e maskave gjatë Karnevalit të Vevçanit është e drejtë e gjithsecilit që shpreh dëshirë të marrë pjesë në këtë Karneval. Në shumicën e rasteve përzgjedhja e maskave mbahet sekrete deri në momentin e fundit. Andaj përveç apelit për kujdes gjatë përzgjedhjes së maskave që të evitohen fyerjet dhe ofendimet në baza etnike dhe fetare, nuk ka kurrfarë mundësie tjetër për parandalimin eventual të të njëjtave, deklaroi kreu i Komunës së Vevçanit, Sasho Jankoski.

“Edhe vet e dini që në pjesën e maskimit ne nuk kemi asnjë lloj qasje, për atë që është në domenin tonë ne apelojmë çdo vit që të mos ketë maska fyese dhe ofenduese. Kishte reagime për torturimin e kafshëve prandaj, ne çdo vit apelojmë, megjithatë në pjesën që ti urdhërojmë apo porosisim kush, çfarë të bëj absolutisht nuk kemi asnjë mundësi. Ata vet maskohen dhe maskat janë sekrete deri në momentin e fundit”, tha Sasho Jankoski, kryetar i komunës së Vevçanit.


Kujtojmë se gjatë karnavalit të vitit 2012 në Vevçan u fyen rëndë ndjenjat e besimtarëve mysliman dhe me këtë rast ishin organizuan protesta nga Myftinia e Strugës të cilat kanë qenë të përkrahura edhe nga Komunës e Strugës. Asokohe ishte mbledhur edhe Komiteti për Marrëdhënie ndër-fetare. Karnavali i Vevçanit, tradicionalishtë edhe këtë vit do të mbahet prej 12 deri më 14 janar të këtij viti./Alsat-M/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori