LAJMI I FUNDIT:
Peja 4° cloudy

Festivali “Camping Fest” 2024 në Klinë, promovimi i trashëgimisë kulturore dhe artit ndërkombëtar

Festivali “Camping Fest” 2024 në Klinë, promovimi i trashëgimisë kulturore dhe artit ndërkombëtar

Festivali “Camping Fest” është kthyer këtë vit me edicionin e tij të gjashtë, duke sjellë një pasuri të aktiviteteve kulturore dhe artistike në Komunën e Klinës.

Kjo ngjarje e rëndësishme është mbështetur nga Komuna e Klinës dhe OJQ ArtEko, me qëllim promovimin e trashëgimisë kulturore dhe etnografisë përmes këngëve, programeve të ndryshme dhe aktiviteteve të tjera.

Sipas zyrtarit për kulturë në Komunën e Klinës, Alban Gashi për Telegrafin tregon se festivali ka filluar më 23 korrik në parkun e qytetit. Më pas, aktivitetet thotë Gashi do të vazhdojnë në lokalitetin arkeologjik në Dresnik, ku do të mbahet një program me këngë nga Shoqata Kulturore “Katarina Josipi” dhe plaku tradicional Ismet Krasniqi.


“Festivali ka filluar dje me 23 korrik, në parkun e qytetit, me një hapje solemne, ndërsa do të vazhdojë në Dresnik në lokalitetin arkeologjik, do të bëhet një promovim me këngë nga shoqata kulturore ‘Katarina Josipi’ dhe plakun tradicional Ismet Krasniqi, ku do të shfaqin folklorin tonë të bukur me një program.

Gjatë këtij festivali, janë përfshirë edhe promovimi i disa bizneseve lokale, si apiterapia Poleni e bletarisë, në Caravik të Klinës. Këto aktivitete synojnë të nxjerrin në pah rëndësinë e kulturës dhe ekonomisë lokale.

“Gjithashtu gjatë këtij festivali përfshihet edhe promovimi i disa bizneseve siç është apiterapia Poleni e bletarisë, në Caravik të Klinës, ka shtuar Gashi për Telegrafin.

Agjenda e festivalit “Kamping Fest” në Klinë/ Foto ArtEko, Facebook

Ai më tutje ka thënë se nga data 26 korrik, pritet të mbërrijë kolonia artistike tradicionale nga Ukraina dhe artistë të tjerë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Këta artistë do të punojnë në grafitë dhe do të marrin pjesë në të gjitha aktivitetet e festivalit, përfshirë orën letrare dhe ekspozitën e kolonisë së artistëve.

Ndësa përmbyllja e festivalit sipas Gashit, do të bëhet me një koncert nga grupi i Ardit Tafashikut në kullën e Sylë Mullakut në Ujmir.

“Në ditët në vazhdim më saktësisht me datën 26, 27 dhe 28 korrik pritet të vijë kolonia artistike tradicionale nga Ukraina dhe artistë të tjerë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe për dy net në kullën e Sylë Mullakut në Ujmir dhe do të bëhet pastaj edhe përmbyllja e këtij manifestimi me hapjen e ekspozitës së kolonisë së artistëve, orës letrare dhe do të përfundojë me grupin e Ardit Tafashiku të cilët do ta përmbyllin këtë festival”, është shprehur ai.

E veçanta e këtij viti sipas Gashit është prania e gazetarëve dhe artistëve ukrainas. Kjo prani ka një rëndësi të madhe, duke marrë parasysh historinë e luftës në Kosovë dhe lidhjen e saj me situatën aktuale në Ukrainë.

“Kjo është e veçantë për ne në këtë vit, gazetarët dhe artistët ukrainas do t’i presë edhe kryetari. Është diçka e mirë për ne, një promovim apo një gjendje të cilën ne e kemi kaluar një luftë më herët, tash i kemi ata këtu do ta pasqyrojnë edhe ata artin e tyre dhe pak a shumë do të ndërkombëtarizohet edhe festivali ynë të cilin e kemi edhe si synim ta promovojmë dhe të nxisim turizmin tradicional lokal përmes objekteve tona të trashëgimisë”, tha Gashi transmeton Telegrafi.

Gashi gjithashtu ka theksuar një nga objektivat kryesore të festivalit që është promovimi i trashëgimisë kulturore të Kosovës. Kulla Sylë Mullakut, e cila është nën mbrojtje të përkohshme të trashëgimisë kulturore, synohet të shndërrohet në bujtinë për të mirëpritur turistët e huaj.

Artistët pjesëmarrësnë festival/ Foto nga ArtEko, Facebook

“Artistët figurant vjet kemi shkuar me piktura sivjet kemi menduar të bëjmë grafite (vizatime), ku do të punojnë dy ditë, artistët do të jenë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, jemi munduar t’i sjellim artistët më të mirë nga të gjitha këto vende dhe gjithashtu artistët tradicional ukrainas të cilët do të punojnë artin e tyre, do të kenë hapësirat e tyre dhe do të marrin pjesë edhe në orë letrare dhe do të jenë të përfshirë në të gjitha fushat e festivalit, duke arritur kështu që së bashku të promovojmë kulturën e përbashkët përmes artit që t’i plasojmë këto vende të bukura të trashëgimisë”, ka përfunduar Gashi.

Festivali “Camping Fest” 2024 është një mundësi e shkëlqyer për të përjetuar dhe promovuar trashëgiminë kulturore të Kosovës, duke sjellë së bashku artistë nga rajoni dhe më gjerë. Kjo ngjarje unike jo vetëm që ndihmon në ruajtjen e kulturës lokale, por gjithashtu nxit turizmin dhe ndërkombëtarizimin e artit dhe kulturës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Ma kanë sjell por nuk dua të kthehem", deklarata e Arionit që la dyshime se produksioni ia ka ndërruar biletën e kthimit pas eliminimit

Magazina
Pas videos së ish-të dashurit të Anës që u shfaq në spektakël, reagon ashpër nëna e Kevinit: Produksion i ulët

Pas videos së ish-të dashurit të Anës që u shfaq në spektakël, reagon ashpër nëna e Kevinit: Produksion i ulët

Magazina
Ai bëri një mrekulli në 2.9 sekonda: Nokauti më i shpejtë i parë ndonjëherë në sportet luftarake

Ai bëri një mrekulli në 2.9 sekonda: Nokauti më i shpejtë i parë ndonjëherë në sportet luftarake

Sportet Luftarake
Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar

Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar

Lajme
Muja: Njazi Thaçi kishte nënshkruar kontrata direkte me operatorë të Serbisë për eksportim të energjisë elektrike

Muja: Njazi Thaçi kishte nënshkruar kontrata direkte me operatorë të Serbisë për eksportim të energjisë elektrike

Lajme
Rusët po u frikësohen rebelëve sirianë - largojnë sistemet S-400 nga Siria

Rusët po u frikësohen rebelëve sirianë - largojnë sistemet S-400 nga Siria

Azia
Kalo në kategori