Festimi i 'çmendur' i golave nga trajneri i ri i Evertonit bëhet hit në rrjetet sociale
Duncan Ferguson është emëruar para disa ditësh pasues i Marco Silvas së shkarkuar dhe tashmë ka fituar zemrat e tifozëve të klubit, Evertonit.
Ish-sulmuesi skocez ka treguar shumë pasion në drejtimin e ndeshjes së tij të parë në krye të Evertonit, të fituar 3-1 ndaj Chelseat në Ligën Premier.
Festimet e tij pas çdo goli kanë bërë që Ferguson, të bëhet hit në rrjetet sociale, duke qenë njëri nga figurat më të postuara.
Ferguson pasionin e tij e tregoi qysh në golin e parë të shënuar nga Toffes, me realizator Richarlison dhe me trajnerin që përshkon fushën duke vrapuar nga gëzimi.
47-vjeçari festonte sikurse të ishte vet futbollist, pasi përqafonte lojtarët si në kohën e tij sa ishte vet futbollist i Evertonit.
Trajneri skocez bëri një festim të çmendur edhe tek goli i tretë, ku zgjodhi një "djalosh të topave" të festonte me të.
Më poshtë keni disa nga videot dhe reagimet e njerëzve në rrjetet sociale në lidhje me festimet e Fergusonit. /Telegrafi/






























