25 persona kanë kërkuar trajtim mjekësor në Klinikën Emergjente si pasojë e lëndimeve që kanë marrë nga mjetet piroteknike për të festuar Vitin e Ri 2023. E po natën e mbrëmshme ishin edhe 3 qytetarë të cilët u plagosën me plumb qorr. Ndërsa, edhe sot në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare kanë vazhduar të kërkojnë tretman mjekësor qytetarë që janë lënduar nga përdorimi i mjeteve piroteknike.
Drejtori i Klinikës Emergjente pranë QKUK-së, Naser Syla për KosovaPress thotë se vetëm gjatë ditës së djeshme 271 pacientë kërkuan shërbime mjekësore.
Ai tha se nga 25 të lënduarit me mjete piroteknike, dy kanë vazhduar trajtimin në Klinikën Plastike për shkak të gjendjes së rëndë, ndërsa të tjerët janë liruar për në shtëpi.
Ndërsa nga 3 personat e plagosur me plumb qorr, dy kanë vazhduar trajtimin në Klinikën e Ortopedisë, e njëri është liruar.
“Gjatë natës së ndërrimit të motmoteve në Qendrën Emergjente kemi qenë shumë të ngarkuar për 24 orë trajtim kanë kërkuar 271 pacientë… Prej tyre kemi pas diku 23 ndeshje komunikacioni, për fat të keq një ka qenë me fatalitet. Kurse, pjesa që është më e ndjeshme defakto gjatë festave në shtetin tonë janë lëndimet me mjete piroteknike që kemi pas 25 raste vetëm gjatë natës së vitit të ri, dy prej tyre kanë qenë në gjendje më të rëndë që janë pranuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, të tjerët janë trajtuar në Qendrën Emergjente dhe janë kthyer për vazhdim tretmani në shtëpi.
Pastaj, kemi pasur 3 persona të plagosur me plumba qorr, 2 prej tyre janë pranuar në Klinikën e Ortopedisë, kurse njëri pas tretmanit është liruar në shtëpi të vazhdojë trajtimin e mëtutjeshëm… Sot prej orës 08:00 deri në mesditë kanë qenë 3 raste po ashtu me mjete piroteknike, është shumë me rëndësi që nuk janë fëmijë por janë të rritur, çka do të thotë nuk na tregon se vetëm fëmijët i përdorin këto por edhe të rritur”, theksoi Syla.
Drejtori i Klinikës Emergjente vitin 2022 e përshkruan si vit të ngarkuar me pacientë, ku thotë se mbi 92 mijë pacientë morën trajtim gjatë vitit që sapo e lamë pas.
Syla thotë se sfidë për këtë klinikë janë referimet e panevojshme.
“Gjatë vitit 2022 duhet të ceki ka qenë një fluks jashtëzakonisht i lartë i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë dhe trajtim në Qendrën Emergjente, diku kemi pas mbi 92 mijë pacientë që kanë kërkuar ndihmë në këtë qendër, me një hapësirë që e dimë të gjithë prej 507 metra katrorë, ka qenë vit shumë i ngarkuar, një vit shumë i mbushur me raste të llojllojshme… 03’23 Sfidë kryesore ka qenë numri shumë i lartë i pacientëve, referimi i tyre me arsye dhe pa arsye në Qendrën Emergjente duhet të ceku që 40-45% i tërë këtij numri nuk ka qenë pacientë që është dashur të referohen në Qendrën Emergjente dhe që të trajtohen në Qendrën Emergjente, filtrimit dhe referimi i pacientëve nuk ka qenë i kënaqshëm”, u shpreh drejtori i Emergjencës.
Si në të gjithë sektorin shëndetësor edhe në Klinikën Emergjente pranë QKUK, Syla e thekson mungesën e mjekëve emergjentë dhe anesteziologëve.
“Kemi mungesë të mjekëve posaçërisht janë dy profile të mjekëve që janë me mungesë më të madhe në Kosovë, janë mjekët e emergjencës dhe janë mjekët e anestezionit. Këto të tjerat është numri i nevojshëm si i teknikëve i punëtorëve të tjerë mbështetës”, tha ai. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova