LAJMI I FUNDIT:

Festat e fundvitit sollën fluks të lartë udhëtarësh, nga porti i Durrësit kanë hyrë mbi 29 mijë veta

Festat e fundvitit sollën fluks të lartë udhëtarësh, nga porti i Durrësit kanë hyrë mbi 29 mijë veta

Mbi 29,100 veta kanë hyrë në vend për festat e fundvitit nga porti i Durrësit.

Gjatë periudhës së festave, numri i udhëtarëve dhe automjeteve që shfrytëzojnë tragetet për të udhëtuar dy-trefishohet. Gjatë 10 ditëve të fundit të këtij viti, siç është bërë traditë tashmë, mijëra persona kanë zgjedhur të hyjnë në Shqipëri nëpërmjet portit më të madh në vend për të kaluar festat e fundvitit.


Fundjavat kanë regjistruar dhe fluksin më të madh të mbërritjeve në vend nga ky vendkalim kufitar ku paraditen e sotme, e fundit për vitin 2022, kanë mbërritur tre tragete, dy nga Bari dhe një nga Ankona.

Nga të dhënat e pikës së kalimit kufitar në port mësohet se në 10 ditët e fundit të këtij viti kanë udhëtuar drejt Shqipërisë me tragete përmes portit të Durrësit 29 176 persona.

Që nga data 22 dhjetor në fuqi kanë hyrë dhe masat për përballimin e fluksit në lundrim dhe në port për të shmangur vonesat në përpunim. Sipas autoriteteve policore, gjatë këtyre ditëve është punuar me 20-22 sportele, shumica e të cilave të dedikuara për udhëtarët me automjete dhe këmbësorët dhe më pak për kamionat. /Tch/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori