Festat e fundvitit bëhen edhe më të veçanta për fëmijët në ‘workshop’-in special të “Exquisite Events Kosova”

“Exquisite Events Kosova”, që njihet për dizajnet unike për organizime të ndryshme, nuk mund të mos vinte me një ide tejet të veçantë për fundvit.
Ata po organizojnë një ‘workshop’ të veçantë për festat e fundvitit, për fëmijët në mënyrë që fundi i vitit pandemik të jetë sa më i lehtë dhe i gëzueshëm për ta.
“Gingerbread House” është quajtur ky ‘workshop’, në të cilin do të dekorohen shtëpitë nga biskota sipas dëshirës, duke bërë çdo fëmijë të jetë i lirë të shprehë kreativitetin e tij/saj.
Gjatë aktivitetit fëmijët do të kenë kënaqësinë ta shijojnë çokollatën e nxehët të përgatitur enkas për ta.
Shtëpitë e punuara do të merren me vete nga fëmijët.
KONCEPTI

Ideuar nga vet kompania, “Exquisite Events Kosova” treguan për Telegrafin se si erdhi deri te realizimi i konceptit të këtij ‘workshop’-i të veçantë.
“Ideja për organizimin e Gingerbread House Workshop ka lindur duke parë situatën me COVID-19 , e cila ka ndikuar aq shumë tek fëmijët. Duke u bazuar në këtë, ne kemi menduar që një aktivitet i tillë do të ishte shumë i mirëseardhur që fëmijët të shprehin kreativitetin dhe dëshirën për ta ndërtuar një shtëpi prej biskotës dhe të merren me aktivitetet tjera që i kemi në program”, thonë për Telegrafin Exquisite Events Kosova.
Tutje, kompania shpjegon se cilat janë befasitë e rezervuara për fëmijët që do të bëhen pjesë e Gingerbread House.
“Në programin e ‘workshop’-it do të jetë pjesa kryesore dekorimi i shtëpisë prej biskotave. Përveç kêsaj do të ketë aktivitete të tjera. Do të ketë edhe ‘hot chiko’ për fëmijët”, theksojnë nga kompania Exquisite.
PAS NJË VITI TË VËSHTIRË, NJË FUNDVIT I LUMTUR PËR FËMIJËT

Duke qenë se 2020-ta ka qenë një vit realtivisht i vështirë për të gjithë, jo më pak të prekur ngelën edhe fëmijët nga periudhat e vështira që karakterizuan vitin.
Shumë prej tyre nuk kanë mundur të shijojnë shëtitjet jashtë gjatë muajve të izolimit, tekaa edhe vijimi i shkollës ka qenë tejet i vështirë, nën masat e rrepta pandemike.
“Exquisite Events Kosova”, treguan për Telegrafin se si asgjë nuk do të ishte më mirë për ta se sa përmbyllja e vitit në këtë lloj forme.
“Po besojmë që po do të ketë ndikim pozitiv, për arsyje se fëmijët do të kenë aktivitete që ndoshta shumica prej tyre më herët nuk kanë pasur mundësi t’i bëjnë. Fëmijët do të kenë mundësinë ta shfaqin kreativitetin e tyre dhe të ndjehen të lirë të e të kënaqen me atë që krijojnë”, thonë për Telegrafin, Exquisite Events Kosova.
ÇMIMI

Për një deri në dy fëmijë, çmimi është 25 euro Ku do ta dekorojnë një shtëpi dhe do ta marrin me vete.
Për katër fëmijë çmimi është 40 euro ku do t’i dekorojnë nga dy shtëpi dhe do t’i marrin me vete.
Mos nguroni t’ua bëni edhe më të veçantë fetstat e fundvitit fëmijëve në Exquisite Events Kosova.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arsyeja pse disa meshkuj e kanë të vogël…atë mikun

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Pasaporta japoneze shpallet më e fuqishmja në botë

Thënie nga libri “Alkimisti” që ju bëjnë t’i ndiqni ëndrrat që i keni
Rregulli për pastrim të murit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës