Coronavirusi ka lënë pasoja, festa “pa ndjenja” e golit të shënuar në Bundesliga 2
Bundesliga 2 ka filluar e para ndeshjet sot (e shtunë) me fillim nga ora 13:00.
Liga e dytë gjermane e ka nisur ditën e shtunë me katër ndeshje në orar, të cilët po zhvillohet pas më shumë se dy muajve pezullim shkaku i pandemisë.
Pritjet për rifillimin e futbollit ishin të mëdha, ashtu sikurse edhe reagimet e lojtarëve.
Megjithatë, ajo që ka rënë në sy menjëherë ka qenë festa e çuditshme e golave.
Një gol i shënuar në ndeshjen Bochum-Heidenheim në minutën e dhjetë nga Anthony Losilla është parë një festë “pa ndjenja”.
Golashënuesi dhe bashkëlojtarin e tij festuan me bërryla duke mos u afruar afër njërit-tjetrit. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























