Debati për më të mirin e të gjitha kohërave është gjithmonë aktiv kur luajnë Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, ndërsa Sergio Ramos ka luajtur me të dy superyjet e futbollit botëror.

Gjatë kohës së tij te Real Madridi, qendërmbrojtësi spanjoll pati një karrierë të jashtëzakonshme, ndërsa në kohën kur në Santiago Bernabeu ishte edhe CR7, mes tjerash, ata i fituan së bashku katër trofe të Ligës së Kampionëve dhe po aq Kupa të Botës për Klube.


ramosleo (Foto: Getty/AP)

Aktualisht, 36-vjeçari është në të njëjtën skuadër me ikonën tjetër të futbollit te Paris Saint-Germaini, Leo Messi, i cili në vitin e kaluar e kompletoi sirtarin e tij me Kupën e Botës.

Në ndeshjen e Kupës së Francës (të cilën PSG e humbi nga Marseille), Ramos e realizoi golin e vetëm të parisienëve duke shënuar me kokë pas harkimit të Neymar nga këndi.

leo9 1 (Foto: Getty/Screenshot/Twitter)

Gjatë festës së golit të tij, Sergio bëri një kombinim të festimit të Messit në Botëror dhe festës së njohur të Ronaldos, ‘Siiiuuu’.

Ai fillimisht i vendosi duart pas veshëve, ashtu siç kishte bërë argjentinasi në ndeshjen çerekfinale ndaj Holandës dhe pastaj vazhdoi me festimin ikonik të CR7 duke nisur me tundjen e gishtit, për të vazhduar me kërcimin në ajër, por në vend se ta kompletonte ‘Siiiuuu’, mbrojtësi i drejtoi pastaj gishtat kah numri i tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app