Komisioni i Garave pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut (FFM) ka vendosur të ndryshojë orarin e ndeshjeve të xhiros së 25-të në Ligën e Parë, njofton Telegrafi.

Fillimisht të parashikuara për t’u zhvilluar më 30 mars, ndeshjet do të luhen një ditë më vonë, më 31 mars, me fillim nga ora 15:00. Ky ndryshim bëhet për shkak të festës së Fitër Bajramit.


Gjithashtu, në shenjë respekti për tragjedinë në Koçan, ku humbën jetën 59 persona, të gjitha ndeshjet do të nisin me një minutë heshtje për të nderuar viktimat.

Po ashtu, Komisioni ka vendosur që ndeshjet e xhiros së 28-të, të planifikuara për më 20 prill, të luhen një ditë më herët, më 19 prill, për shkak të festës së Pashkëve. /Telegrafi/

telegrafi sport app