LAJMI I FUNDIT:

Ferrari P80/C është makina më ekstreme e fokusuar për pista (Video)

Ferrari P80/C është makina më ekstreme e fokusuar për pista (Video)

Makina e vetme e këtij lloji, më ekstremja e fokusuar për pista, që kompani italiane e ka krijuar deri më tani

Me ta prezantuar F8 Tributo në Geneva Motor Show, Ferrari ka vazhduar me një model tjetër të fokusuar për gara, që është P80/C, i vetmi i këtij lloji, transmeton Telegrafi.


I bazuar në 488 GT3, kjo makinë është krijuar për një klient koleksionues, që ka blerë edhe disa makina të rëndësishme garash, të inspiruara në modelet e viteve të 60-ta.

Angazhimi rreth krijimit të P80/C, ka filuar që nga viti 2015, ndërsa është finalizuar që tani, duke e bërë kohëzgjatjen më të madhe, që Ferrari e ka kaluar për një model.

Gjatë kësaj kohe, është punuar me përkushtim, që të gjitha elementet e Ferrari P80/C, të përshtaten sa më shumë.

Specifikat teknike të makinës nuk janë bërë të ditura, por dihet se e ka motorin 3.9 litra, që prodhon 592 kuaj fuqi. /Telegrafi/