LAJMI I FUNDIT:

Ferrari 599 përfshihet nga zjarri gjatë debutimit në garë (Video)

Ferrari 599 përfshihet nga zjarri gjatë debutimit në garë (Video)

Faktikisht, Ferrari u përfshi nga zjarri gjatë debutimit në Formula Drift që u zhvillua në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara.

Pas një kohe të gjatë, Ferrari e ka bërë paraqitjen e parë në sezonin e këtij viti të Formula Drift, me modelin 599 GTB që ka 900 kuajfuqi, transmeton Telegrafi.


Ishte një prej makinave më të pritura në këtë organizim, por që paraqitja e parë, do të mbahet mend vetëm për arsye të këqija. Fredeco Scerifo që po e ngiste këtë makinë, e tejkaloi kundërshtarin që vozite një Ford Mustang dhe u përplas për muri.

Kjo bëri që Ferrari të përfshihet papritmas nga flakët, ndërsa shoferi veproi shpejtë dhe fiku motorin që të shmangte ndonjë eksplodim të mundshëm. Zyrtarë nga Ferrari, nuk kanë bërë të ditura detajet, por thanë se po bëjnë hulumtime të hollësishme, që të dalin më pas me deklaratë. /Telegrafi/