LAJMI I FUNDIT:

Fermerët e Gjakovës marrin makina mjelëse

Fermerët e Gjakovës marrin makina mjelëse

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural (DBPZHR) e komunës së Gjakovës në bashkëpunim me organizatën IKC nga Ferizaj, sot ka bërë shpërndarjen e 16 makinave mjelëse për 16 fermerë të komunës së Gjakovës.

Sipas një njoftimi të Komunës së Gjakovës, ky aktivitet është në vazhdën e aktiviteteve të projektit të përbashkët me organizatën IKC, ku pas shpërndarjes së 27 kompleteve për bletari për 27 bletarë të komunës së Gjakovës dhe makinave mjelëse, në ditët në vijim do të vazhdohet edhe me shpërndarjen e tri linjave të thjeshta të përpunimit të pemëve dhe perimeve ku përfituese do të jenë tri grupe të grave me nga 5 veta.


Subvencionimi me këto pajisje është vazhdimësi e zbatimit të trajnimeve për fermerët përfitues. /Telegrafi/