LAJMI I FUNDIT:

Ferizajasi 22-vjeçar mbahej i lidhur nga familja (Video)

Ferizajasi 22-vjeçar mbahej i lidhur nga familja (Video)

Një 22 vjeçar nga Ferizaj që vuan nga probleme psikike, mbahej i lidhur nga familja, e cila brengosje se po ta linin të lirë mund të lëndonte veten, ose të tjerët.

Por tash e tutje djaloshi me inicialet A.M., do të ketë trajtimin adekuat.


Ai u largua nga familja falë një vendimi të Qendrës së shëndetit mendor në Ferizaj dhe tani do të trajtohet në Qendrën Rehabilituese të Shtimes.

Aty A.M., do të këtë trajtim të veçantë, ndërsa familjarët do të kenë mundësi ta vizitojnë gjatë fundjavës, njofton Klan Kosova.