Ferizaj ka vazhduar me përforcime, derisa tani ka përforcuar repartin ofensivë.

Sulmuesi nigerian, Abdeen Temitope Abdul është transferimi më i fundit i skuadrës bardhekaltër.


29-vjeçari ka luajtur më parë në kampionatin shqiptar ku shkëlqeu me fanellën e Skënderbeut.

Abdul ka përvojë kryesisht në futbollin e Maltës duke luajtur për skuadrat si Gzira, Pembroke, Gudja e Pieta, derisa ka luajtur edhe në Malajzi me Penang dhe në Islandë me Dalvik/Reynir.

456253402 1079325664197038 487966972568743042 n

Njoftimi i plotë nga Ferizaj: Mirë se vjen, Abdeen Temitope Abdul FC Ferizaj me kënaqësi ju njofton se ka arritur marrëveshje me sulmuesin, Abdeen Temitope Abdul. Abdul së fundmi ishte pjesë e skuadrës Dalvik në Islandë, kurse në edicionin 2022/23 ishte pjesë e Skënderbeut ku në 24 ndeshje shënoi 12 gola. Me transferimin e sulmuesit Abdul ne e kemi shtuar cilësinë në fazën ofensive. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app