Ferizaj dhe Drenica luajnë për fitore, formacionet zyrtare

Ferizaj dhe Drenica kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Ferizajasit janë nikoqir të drenicasve në ndeshjen derbi të “mbijetesës”, e cila pritet të zhvillohet në "Stadiumin e qytetit" të Ferizajt, me fillim nga ora 13:00.
Ekipi i Nevil Dedes vjen nga dy fitore të mëdha në kampionat dhe synon të tretën ndaj një rivali direkt për t’u larguar nga zona e rrezikshme dhe pozita e barazhit.
Në të njëjtën situatë është edhe ekipi i Thomas Brdaric, i cili ka gjithashtu dy fitore radhazi dhe synon fitore apo rezultat pozitiv ndaj një rivali direkt për mbijetesë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Ferizaj: McKenzie; Sadiki, Neziri, Iljazi, Avdulli; Ramusa, Shabani, Fejzaj; Sadriu, Richards, Oguns;
Drenica: Haxhihamza, Shani, Da Silva, G.Jashari, Prodani; Jonuzi, Soler; I.Jashari, Hamiti, Uka; Limani;
/Telegrafi/


















































