LAJMI I FUNDIT:

Ferati: Institucionet e Kosovës u angazhuan që muri të rrënohet

Ferati: Institucionet e Kosovës u angazhuan që muri të rrënohet

Sadri Ferati, kryetari i Degës së LDK-së në Mitrovicë, ka komentuar rreth rrënimit të murit në veri të Mitrovicës duke thënë se nuk pajtohet që kryeministri i Serbisë dha kontributin që muri të rrënohet.

Sipas Feratit, u angazhuan edhe institucionet e Kosovës që ky mur të rrënohet.


“Nuk pajtohem se kryeministri i Serbisë dha kontributin që ky mur të rrënohet, nuk duhet mohuar këtu angazhimin e institucioneve të Kosovës që ai objekt të rrënohet. Nëse thuhet se Vuçiq ka ndikim në veri, atëherë nuk është zbuluar asgjë, pasi Vuçiq ka ndikim te serbët e atjeshëm. Ndërhyrja e institucioneve të Serbisë ka qenë përmes ndikimt, por jo përmes veprimit. Pra nuk duhet mohuar kontributi i institucioneve të Kosovës”, tha Ferati në Zona B në Klan Kosova.

“Tani është lehtë të tregohet sepse kemi një epilog, pasi muri atje nuk është më, është rrënuar.Përveç revitalizimit të urës dhe dy rrethrotullimeve ka hyrë edhe një shëtitore. Budallakia është e Komunës së Mitrovicës. Rrënimi i murit është shumë i drejtë dhe sa herë të diskutohet për atë pjesë duhet folur me kujdes”.

“Një person më ka thënë se në Bruksel nuk është folur për detajet, por atje është diskutuar për një shëtitore”, ka thënë Ferati.

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori