Nga: Rudina Koromani
Dy shekuj më parë, jetesa e vetmuar e filozofit Kant tingëllonte gati-gati absurde dhe e pakuptueshme, ndërkohë që në popullata ishte një fenomen shumë i rrallë që justifikohej vetëm nga varfëria. Një shekull më vonë, vetmia vijoi të bëhej trend i artistëve, si Van Gogu, ku sërish rastet e të jetuarit vetëm përbënin më pak se 10 për qind. Sot, afër gjysma e të gjitha familjeve janë familje me një person, ndonëse ka ende vende ku të jetosh vetëm është fenomen i rrallë. Në Angli, ShBA, Kanada dhe Australi, rreth një në katër dhe një në tre familje janë familje me një person:
29.9 për qind në Mbretërinë e Bashkuar;
28.0 për qind në ShBA;
27.6 për qind në Kanada;
26.8 për qind në Afrika e Jugut;
25.0 për qind në Australi;
23.9 për qind në Kore të Jugut.
Të dhënat globale për të jetuarit vetëm janë të disponueshme në faqen e internetit Our World in data (Bota jonë në të dhëna), në seksionin mbi të jetuarit vetëm. Nga të dhënat, kombet me përqindjen më të lartë të familjeve që janë familje me një person, 40 për qind ose më shumë, janë:
45.8 për qind – Norvegjia;
44.1 për qind – Danimarka;
43.0 për qind – Finlanda;
42.5 për qind – Suedia;
41.7 për qind – Gjermania;
40.3 për qind – Estonia.
Kjo do të thotë se Evropa po vetmohet gjithnjë e më shumë, e ku në Norvegji kemi trendin më të madh të të vetmuarve. Të gjitha këto janë kombe nordike, me përjashtim të Estonisë (një komb baltik) dhe Gjermanisë. Islanda, një vend tjetër nordik, gjithashtu ka një përqindje të lartë të familjeve me një person: 31.0 për qind. Kombet e tjera, ku më shumë se 30 për qind e familjeve janë familje me një person janë (duke filluar me përqindjet më të larta) Holanda, Zvicra, Lituania, Austria, Franca, Letonia, Belgjika, Japonia, Lihtenshtajni, Luksemburgu, Bullgaria, Hungaria, Italia dhe Sint Marteni (pjesa holandeze). Kombi ku njerëzit kanë më pak gjasa të jetojnë vetëm është Afganistani, ku vetëm 0.2 për qind e të gjitha familjeve janë familje me një person. Në Pakistan, vetëm 1.1 për qind e familjeve janë familje me një person, dhe në Irak vetëm 1.2 për qind.
Të jetosh vetëm është shumë më pak e zakonshme në vende të tjera, si p.sh.: Meksikë me 10 për qind, Kinë me 8,6 për qind apo Indi me 7.7 për qind. Vende të tjera në të cilat më pak se pesë për qind e të gjitha familjeve janë familje me një person janë (duke filluar me përqindjet më të vogla): Bangladeshi, Jemeni, Taxhikistani, Nigeria, Mali, Kamboxhia, Palestina, Sierra Leone, Guatemala, Sudani i Jugut, Jordania, Guineja, Nikaragua, Komoret dhe Filipinet. Ajo që vihet re është fakti i fuqisë financiare që shoqëron trendin në rritje: sa më i zhvilluar ekonomikisht një vend, aq më shumë të vetmuar paraqet. Disa nga faktorët psikologjikë, kulturorë dhe ekonomikë që na ndihmojnë të kuptojmë këto shifra lidhen me faktorët kulturorë, moshor, të gjinisë e statusit martesor. Mosha e mesme shihet gjithashtu si një prirje e dy dekadave të fundit ku duket do të vijojë të jetë në rritje dhe për dekadat në vazhdim.
Studimet kanë të dhëna kontradiktore lidhur me vetminë dhe pasojat e benefitet psikologjike që lidhen me të. Disa prej tyre theksojnë impaktin negativ, duke sugjeruar me gjetjet e tyre se të jetuarit vetëm konsiderohet shqetësuese për shëndetin e njerëzve, duke qenë se është gjerësisht i njohur fakti se njerëzit janë të orientuar natyrshëm nga të tjerët dhe gëzojnë lidhjen me të tjerët. Sipas kësaj pale, të jetosh vetëm lidhet me zemërimin, përjashtimin social, ndjenjën e izolimit e dobësisë që rezultojnë në një shëndet më të dobët mendor: depresion, ankth e përgjegjës për sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë në moshat e vjetra.
Megjithatë, ka shumë studime që raportojnë se të jetuarit vetëm ka një lidhje të mundshme me shëndetin mendor. Disa autorë pohojnë se të jetuarit vetëm lidhet me nivele më të ulëta të depresionit. Lidhur me diferencat gjinore, duket se jetesa vetëm e femrave ndikon negativisht në shëndetin e tyre mendor krahasuar me meshkujt. Efekti i të jetuarit vetëm në shëndetin mendor është gjithashtu i moderuar nga mosha, ku sipas studimeve individët më të rinj që jetojnë vetëm janë më të prirë të kenë probleme të shëndetit mendor.
Për më tepër, faktorët e shkëputjes sociale, vetmisë subjektive, gjendjes financiare, rehatisë së përgjithshme, preferencat për të jetuar vetëm, llojet e krijimtarisë, cilësia e marrëdhënieve dhe cilësia sociale e komunitetit, të gjithë këto faktorë kanë efekte të moderuara në lidhjen midis të jetuarit vetëm dhe shëndetit mendor. Praktikisht, ndonëse dihet se vetmia dhe izolimi lidhen negativisht me mirëqenien psikologjike, trendi në rritje i vetmisë së botës moderne është i pandalshëm e duket se individi modern e ka proceduar tashmë e kërkon gjithnjë e më shumë rehatinë Individuale kundrejt çdo kostoje.
“Pse njerëzit duhet të jenë kaq të vetmuar? Cili është qëllimi i gjithë kësaj? Miliona njerëz në këtë botë, të gjithë të etur, në kërkim të të tjerëve për tu kënaqur, por duke u izoluar. Pse? Toka u vendos këtu vetëm për të ushqyer vetminë njerëzore?” (Haruki Murakami)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nis ndryshe spektakli i BBVA, Ledioni futet brenda në shtëpi dhe i jep G Banit lajmin e hidhur - ai lë shtëpinë mes lotësh

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës