LAJMI I FUNDIT:

Feng Shui në tryezën e punës: Ku ta vendosni kompjuterin dhe ku bimët dhe vogëlsirat personale për të tërhequr sukses?

Feng Shui në tryezën e punës: Ku ta vendosni kompjuterin dhe ku bimët dhe vogëlsirat personale për të tërhequr sukses?

Feng Shui për tryezën ju dikton se ku duhet të vendosni secilin artikull, nëse dëshironi të jeni pa stres, të përqendruar dhe të suksesshëm në punë!

Kur jeni ulur në një tavolinë, nuk duhet të ketë dritare ose derë prapa shpinës, do të ndiheni “të pambrojtur”, sepse dikush mund të jetë vazhdimisht pas shpinës suaj ose qarkullimi i ajrit e krijon atë përshtypje.


Mos shikoni drejtpërdrejt në mur, por nëse zyra juaj është e vendosur në atë mënyrë, vendosni një foto ose ndonjë foto që ju frymëzon në atë mur, transmeton Telegrafi.

Nëse keni një tavolinë të madhe dhe keni mundësi të zgjidhni se ku ta vendosni kompjuterin, le të jetë në anën e djathtë.

Ana e majtë e tryezës është vendi më i mirë për një llambë dhe, nëse keni mundësi, vendosni një fotografi pas tryezës që tregon ose ujë të rrjedhshëm ose ndonjë peizazh malor, në mënyrë që uji dhe skenat e ngjitjes të simbolizojnë dhe të tërheqin sukses.

Vetëm kini kujdes, ka vende ku nuk duhet të vendosni ujë!

Çdo artikull ka energjinë dhe vendin e vet, kështu që nëse doni të tërhiqni suksesin e biznesit, sipas besimit të feng shui, qe se ku e ka vendin çdo objekt, duke parë sipas busullës.

Pjesa veriore e tryezës – kompjuteri, telefoni, kartat e biznesit, ditari, gjithçka që lidhet drejtpërdrejt me punën. Ju gjithashtu mund të përdorni drejtimin veriperëndimor për këto gjëra.

Jug – llambat dhe çdo objekt tjetër që lëshojnë dritë për të ndriçuar të ardhmen dhe suksesin.

Lindja – lule, saksi, gjëra që janë “të gjalla”, ato përmirësojnë marrëdhëniet me njerëzit e tjerë nëse janë në lindje.

Perëndim – foto dhe detaje personale.

/Telegrafi/