Shumica e meshkujve as nuk tentojnë të kuptojnë marrëdhënien e thellë të femrave me këpucët e tyre. Por nëse kërkoni të njihni personalitetin e tyre, këpucët janë çfarë ju duhet të shikoni.
Një studim nga Universiteti i Kensasit zbuloi se njerëzit janë në gjendje të kuptojnë personalitetin e një personi të huaj, duke përfshirë edhe stabilitetin emocional, vetëm duke shikuar këpucët që ata i përdorin më shumë, transmeton Telegrafi.
Femrat që bien dakord më lehtë tentojnë të veshin këpucë që janë më praktike dhe funksionale, ndërsa njerëzit “agresivë” kanë prirje për përdorimin e çizmeve.
Tre gjërat që mund të kuptosh për një femër nga këpucët e saj janë:
Niveli i vetëbesimit – Nga stili i këpucëve të saj mund të kuptosh nëse ajo ka vetëbesim që arrin nivelin e kryelartësisë ose nëse ajo është një person me këmbë në tokë (realiste).
Studimet tregojnë se femrat që veshin sandale kanë më shumë vetëbesim në vete sesa femrat me taka të mbyllura. Në anën tjetër, femrat me taka të ulëta, jo këpucë të rrafshëta shfaqin pasiguri, sipas psikiatres Carole Lieberman.
Femrat që veshin këto lloje të këpucëve dëshirojnë të duken më të gjata por të mos ndihen parehatshëm. Sa më të gjëra dhe të ulëta janë takat, aq më e pasigurt është një femër.
Tipi i personalitetit – Femrat me këpucë me ngjyra të ndezura tentojnë të jenë më zbavitëse, ndërmarrin më shumë rreziqe dhe janë më të hapura, sipas psikiatres Lieberman.
Por nëse një femër vesh më shumë këpucë të rrafshëta ose çizme të rrafshëta, ajo është një femër e qetë. Këpucët e sheshta (balerina) tregojnë që ajo është një femër që preferon komfortin mbi stilin.
Markat e këpucëve – Nëse një femër vesh këpucë me markë, atëherë ajo është një femër që investon në vete dhe e vlerëson stilin dhe komfortin personal, nëse ajo mbath këpucë të shtrenjta për punë, këpucë konservative, atëherë ajo është një femër që e vlerëson shumë punën e saj.
Femrat me çizme të shtrenjta tentojnë të mburren me luksin që kanë. Një femër që shpenzon gjysmën e qirasë për një palë këpucë ka gjasa të ketë një karakter më kërkues. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëU zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Xhubleta e Behares, veshja më e bukur dhe e veçantë në Ballon Shqiptare
Si të ruani siç duhet higjienën e vagjinës: Nuk mjafton vetëm uji i thjeshtë
Harrojeni leopardin! Tre printe elegante kafshësh që do ju fiksojnë
Sheh në ëndërr veten sikur je shtatzënë, zbulo tani kuptimin e saj
Këshillë e pediatrit: Si të pastrohet hunda e mbyllur te bebet?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian