Fëmijët na imitojnë, kushtojini vëmendje: Si t’i mësojmë të jenë mirënjohës?

Çdo prind e ka përjetuar sigurisht që fëmija në ndonjë rast nuk ka treguar se vlerëson diçka që ka marrë, ashtu siç do të duhej
Fëmijët e moshës parashkollore nuk e kuptojnë mirënjohjen si të tillë, ndaj imitojnë prindërit e tyre në rastin më të mirë. Por, është e rëndësishme të rrënjosni këtë mënyrë të bukur të sjelljes te fëmijët më të mëdhenj.
Arsyeja është se mirënjohja përmirëson cilësinë e jetës dhe shumë ekspertë theksojnë se praktika e rregullt mund të kontribuojë në marrëdhënie më të mira, në dobësimin e materializmit dhe në vlerësime më të larta, transmeton Telegrafi.
Nëse jeni duke pyetur veten se çfarë mund të bëni tani, lexoni tekstin në vijim.
Zhvillimi i shprehive
Praktikimi i mirënjohjes duhet të bëhet pjesë e rutinës suaj të përditshme. Bëni marrëveshje me anëtarët e familjes që çdo ditë, për shembull, në darkë, çdonjëri të tregojë atë për të cilën është mirënjohës. Por është e rëndësishme të respektoni çdo përgjigje të fëmijës dhe të mos e tallni apo edhe të mos e qortoni, edhe nëse ai është mirënjohës për diçka të pazakontë.
Marrëdhënia me të tjerët
Është e rëndësishme që fëmijët të mësohen të falënderojnë njerëzit e tjerë. Nxiteni fëmijën tuaj të falënderojë një mik për shërbimin, një mësues për ndihmë shtesë ose një shitës në dyqan. Natyrisht, bëhuni shembull vetë. Falënderojini njerëzit çdo ditë dhe tregojini se i vlerësoni.
Vullnetarizmi
Përfshihuni në punë vullnetare me familjen tuaj për të ndihmuar ata që janë më pak me fat. Kjo jo vetëm që do të ndihmojë të tjerët, por edhe fëmijët tuaj do të mësojnë të vlerësojnë atë që kanë dhe se është mirë të ndihmosh njerëzit në nevojë.
Anët pozitive
Flisni me fëmijët për aspektet pozitive të një situate në dukje të keqe, ndoshta përmes lojës. Në këtë mënyrë, të vegjlit tuaj do të kuptojnë në mënyrë argëtuese se janë shumë të lumtur dhe se shohin diçka të bukur çdo gjë në jetë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Java e modës së lartë në Londër mbajti një leksion mbi elegancën e përjetshme

Pse kam dhimbje pas intimitetit?!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë