LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët mësojnë si të gënjejnë nëse iu thuhet vazhdimisht ky kompliment

Fëmijët mësojnë si të gënjejnë nëse iu thuhet vazhdimisht ky kompliment
Small boy talking to his mother

Një studim i ri ka nxjerrë në pah se mënyra e lavdërimit mund të nxisë inkurajim pozitiv te fëmijët, ose të promovojë pandershmërinë dhe gënjeshtrën te ta.

Sipas 2 studimeve të reja të studiuesve në Institutin Ontario për Studime në Arsim (OISE) në Universitetin e Torontos, fëmijët që vlerësohen si të zgjuar, kanë më shumë gjasa të bëhen të pandershëm dhe të gënjejnë me shpresën që të ruajnë imazhin e tyre pozitiv.

Në studimin e parë u mblodhën një grup fëmijësh të moshës 3 – 5 vjeçare për të luajtur një lojë gjetjesh me hamendësime. Për gjetjet e sakta të përgjigjeve, gjysma e tyre u vlerësuan me lavdërimin si të zgjuar duke iu thënë:


– ‘Jeni shumë të zgjuar,’ dhe gjysmës tjetër iu tha që:

– ‘Keni bërë një punë shumë mirë kësaj radhe.’

Ky ndryshim delikat vetëm në theksimin e intelektit apo sjelljes, ishte i mjaftueshëm për të ndikuar në mënyrën se si fëmijët e shihnin performancën e tyre.

Studiuesit pastaj largoheshin nga dhoma duke u thënë fëmijëve të premtonin që nuk do të gënjenin duke i parë përgjigjet. Pasi i vëzhguan përmes një kamere të fshehtë, ata gjetën se fëmijët që u vlerësuan si të zgjuar, patën më shumë gjasa të vepronin në mënyrë të pandershme dhe t’i shihnin përgjigjet.

Eksperimenti i dytë, i botuar në Shkencën e Zhvillimit, filloi me premisën e mësipërme të ngjashme. Fëmijët u ndanë në dy grupe dhe fëmijëve të njërit grup iu tha që ata kishin reputacion si fëmijë shumë të zgjuar. Dëgjimi i këtij lloj lëvdimi u shoqërua me tendencë më të lartë të këtyre fëmijëve për të mashtruar.

Pra lavdërimi është më kompleks se sa duket. Formulimi i tij duket se ka një efekt të madh e të ndryshëm.

Ndërsa mendoni se po e inkurajoni fëmijën duke i thënë “Ti je fantastik ” apo ‘Je shumë i zgjuar!” , kjo mund t’i udhëheqë ata që të mashtrojnë në mënyrë që të mbështesin vlerësimin tonë pozitiv.

Ndërkohë, ato që duhen vlerësuar janë veprimet dhe sjelljet e tyre. Kjo mund të duket si një ndryshim i vogël e i parëndësishëm, por ka një ndikim të madh në mentalitetin e fëmijës.

“Duke vlerësuar aftësinë e fëmijës nënkupton që sjellja specifike që komentohet rrjedh nga tipare të qëndrueshme që lidhen me aftësinë e dikujt, siç është zgjuarsia”, thotë Kang Lee profesor në Institutin e studimeve për fëmijë. “Kjo është ndryshe nga format e tjera të lavdërimit, të tilla si lavdërimi i sjelljeve të veçanta ose vlerësimi i përpjekjeve.”

Përgatiti: Etleva Haxhihyseni, Ph.D.

Në trend Femra

Më shumë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Urthi, një nga problemet më të zakonshme gjatë shtatzënisë: Ç'duhet të bëni për ta parandaluar

Urthi, një nga problemet më të zakonshme gjatë shtatzënisë: Ç'duhet të bëni për ta parandaluar

Shtatzëna
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?

Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Keshilla Modë
Sa janë përmasat reale të Kim Kardashian? A është beli i saj vërtet aq i hollë

Sa janë përmasat reale të Kim Kardashian? A është beli i saj vërtet aq i hollë

Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Kalo në kategori