LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët me këto trajta personaliteti janë të prirë të bëhen të suksesshëm

Fëmijët me këto trajta personaliteti janë të prirë të bëhen të suksesshëm

Nëse jeni prind i cili po rritni një fëmijë kokëfortë, atëherë padyshim se ndjeheni të lodhur nga kjo detyrë

Me siguri se brengoseni nëse jeni duke i bërë gjërat siç duhet, ose brengoseni se kjo kokëfortësi e fëmijës tuaj do t’i kushtojë atij shumë në të ardhmen.


Por nuk është nevoja të brengoseni për këtë, sepse disa hulumtime tregojnë se të pasurit një fëmijë kokëfortë është gjë në rregull!

Sipas këtij studimi, fëmijët kokëfortë që nuk i binden autoritet janë më të prirë të korrin suksese të mëdha akademike dhe të bëhen të suksesshëm, transmeton Telegrafi.

Siç duket, thyerja e rregullave dhe mosbindja ndaj autoritetit prindëror kishin qenë parashikuesit më të mirë të të ardhurave të një fëmije që do t’i ketë në të ardhmen.

Ndonëse studimi nuk e shpjegon saktësisht një lidhje të fortë mes kokëfortësisë si fëmijë dhe suksesit në të ardhmen, autorët e studimit i kanë teoritë e tyre.

Ata thonë se fëmijët e tillë janë më të prirë të jenë më konkurrues në shkollë, gjë e cila i shpie në nota më të mira. Ata gjithashtu kërkojnë më shumë gjëra si të rritur, gjë e cila u duhet kur është fjala për negocimin e rrogës, etj.

/Telegrafi/