Mattheu Smith nga Nottinghami i Anglisë, do të jetë personi më i ri që ka dirigjuar ndonjëherë orkestrën prej 75 pjesëtarëve.

Më 2 prill, 11-vjeçari do të daë para instrumentistëve, për t’i udhëhequr në interpretimin e operetës Die Fledermas, transmeton Telegrafi.


Fëmija 11 vjeçar behet dirigjenti me i ri qe udheheqe orkestren prej 75 pjeseve foto 2 Dirigjenti më i ri...

Për të përgatitur paraqitjen, ai i ka mbajtur mend të gjitha pjesët, ndërsa ka ushtruar me orkestrën për një kohë mjaftë të gjatë.

“Në fillim isha shumë nervoz, por më pas u mësova. Vetëm duhem të numëroj mirë tingujt”, ka thënë Smith lidhur me rastin.

Fëmija 11 vjeçar behet dirigjenti me i ri qe udheheqe orkestren prej 75 pjeseve foto 3 Instrumentistët të gatshëm të dirigjohen nga 11-vjeçari

Në anën tjetër, instrumentistët dhe organizatorët tjerë ndjehen shumë komodë, megjithëse dirigjenti është një fëmijë.

Me këtë rast, Smith thyen rekordin e mëparshëm që bartet nga një 14-vjeçar nga Venezuela. /Telegrafi/