LAJMI I FUNDIT:

Fejohet këngëtarja Myleene Klass

Fejohet këngëtarja Myleene Klass

Myleene Klass ka zbuluar se është fejuar me të dashurin e saj, Simon Motson.

Këngëtarja 42 vjeçe, pranoi se ishte tronditur kur partneri i saj, 45 vjeçar, ia bëri pyetjen muajin e kaluar në përvjetorin e pestë të takimit të tyre të parë.

Duke folur për revistën Hello, Myleene tregoi se si Simon u ul në gjunjë në kopshtin e tyre të cilin ai e dekoroi sikurse në takimin e tyre të parë dhe e befasoi atë me një unazë diamanti nëntë karat.


Myleene Klass (Foto: Revista Hello)

“Ne jemi fejuar! Ai madje përsëriti darkën që kishim në takim – një hamburger dhe patate të skuqura”, tha ajo.

“Kur ai u ul në gjunjë, mendova se po bënte shaka. Isha me të vërtetë pa fjalë”, shtoi ajo.

Të gjitha lajmet nga Myleene Klass
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Myleene Klass

Në anën tjetër, Simon shtoi se po priste me padurim këtë moment dhe më në fund ëndrra e tij u realizua.

Tashmë i fejuari i saj nuk kurseu asnjë shpenzim për propozimin, madje huazoi tryezën dhe karriget që ata përdorën në klubin e ‘Little House’ në Mayfair – vendin ku filloi romanca e tyre.

Myleene Klass dhe i fejuari i saj (Foto: Instagram)

Myleene dhe Simon filluan të takoheshin në vitin 2015, pak vite pas ndarjes së artistes nga burri i saj, Graham Quinn në 2012 dhe ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, djalin Apollo, në gusht të vitit të kaluar.

Të njëjtit gjithsej kanë katër fëmijë, përfshirë edhe lidhjet e tyre të mëparshme. /Telegrafi/

Myleene Klass është fejuar me të dashurin e saj (Foto: Instagram)