Krijuesja e spektakleve botërore të FIFA dhe Lojërave Olimpike, Federica Luna Goffy, flet në GrowthTank 2025

Federica Luna Goffy, Drejtore Kreative dhe Storyteller e njohur për shfaqjet globale të FIFA World Cup dhe Lojërat Olimpike, do të ngjitet në skenën e GrowthTank 2025 për të mbajtur fjalimin kryesor me temën “Read the Room”.
Me kombinimin e saj të veçantë të kreativitetit, emocioneve dhe drejtimit strategjik, Goffy ka ridefinuar mënyrën se si audiencat përjetojnë tregimet live, duke krijuar momente të paharrueshme për ngjarje si Asian Cup, Panamerican Games dhe Riyadh Season.
Ajo do të ndajë eksperiencat e saj mbi rëndësinë e perceptimit të audiencës dhe guximin për të marrë rreziqe krijuese, duke treguar se edhe inteligjenca artificiale nuk mund të guxojë të gabojë në krijimin e eksperiencave live të paharrueshme.
Përveç saj, një nga folësit e këtij edicioni do të jetë edhe Neil Redding, një Near Futurist dhe Innovation Architect me mbi 30 vjet përvojë në ndihmën e markave globale si Apple, Nike, Visa dhe Verizon për të shfrytëzuar teknologjitë emergjente dhe për të nxitur transformimin e qëndrueshëm të biznesit.
Edicioni i pestë i GrowthTank do të mbahet më 7-8 Nëntor në Prishtinë, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të mësojnë nga ekspertët më të njohur në teknologji dhe inovacion.




















































