LAJMI I FUNDIT:

Federata e Shëndetësisë në takim me Zemajn, diskutojnë për Ligjin e Pagave dhe punësimin e mjekëve të rinj

Federata e Shëndetësisë në takim me Zemajn, diskutojnë për Ligjin e Pagave dhe punësimin e mjekëve të rinj
Foto: Arkiv

Një delegacion i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, zhvilluan takim pune me ministrin e ri të Shëndetësisë Armend Zemaj, ku diskutuan për mundësinë e punësimit të mjekëve të rinj dhe Ligjin e Pagave.

Delegacioni i përbërë nga kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla, nënkryetarët, Blerim Delija dhe Xhemajl Selmani si dhe anëtari i Kryesisë dhe përfaqësuesi i QKUK-së në Bordin Drejtues të SHSKUK-së, Islam Krasniqi biseduan me Zemajn dhe u vendos që të formohet Grupi për Dialog Social në përbërje të dy palëve ku ky grup do të ketë autorizimin që ti diskutojë dhe shtjelloj më gjerë temat të cilat nuk arritën të diskutohen sot.

“Fillimisht takimi u hap me temën menaxhimi i Pandemisë COVID-19, situata e krijuar pas fazës së tretë të hapjes, numrin e të infektuarve dhe masave të reja të përcaktuara nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. Dy palët diskutuan në lidhje me mundësinë e punësimit të mjekëve të rinj dhe hapjen e specializimeve duke i vlerësuar nevojat e institucioneve shëndetësore dhe atyre demografike. Gjatë takimit gjithashtu kryetari i FSSHK-së ngriti çështjen e pagesës së pagave jubilare bazuar në Kontratën Kolektive Sektoriale, ku Ministri u zotua që të shqyrtojë mundësinë e pagesës së pagave jubilare bazuar në dispozitat ligjore në fuqi”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, u diskutua edhe për hapat që do të ndërmerren pas marrjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin e Pagave.

“Po ashtu palët u dakorduan t’i bashkërendojnë hapat pas marrjes së Vendimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin e Pagave. Temat të cilat gjatë këtij takimi frytdhënës nuk arritën të shtjellohen u vendos që të formohet Grupi për Dialog Social në përbërje të dy palëve ku ky grup do të ketë autorizimin që ti diskutojë dhe shtjellë më gjerë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori