Federata e Motoçiklizmit të Kosovës anëtarësohet në Federatën Ndërkombëtare të Motoçiklizmit

Federata e Motoçiklizmit të Kosovës (FMKS) tashmë është edhe zyrtarisht pjesë e Federatës Ndërkombëtare të Motoçiklizmit (FIM). Kryetari i kësaj federate, Nuhi Llugaxhiu ka bërë të ditur në një konferencë për media se 83 nga 121 shtete pjesëmarrëse në asamblenë e kësaj federate kanë votuar pro Kosovës për këtë anëtarësim.
Ai ka thënë se ky sukses vjen pas një pune të madhe nga federata dhe institucionet tjera sportive në Kosovë.
“Federata e Motoçiklizmit të Kosovës më datën 6 dhjetor është pranuar ndërkombëtarisht në Federatën Ndërkombëtare të Motoçiklizmit. Ka qenë një përpjekje dhe angazhim i madh e i gjatë ku ne kemi arritur deri në këtë pikë dhe Federata e Motoçklizmit të Kosovës në mesin e 121 shteteve ka marrë pjesë në këtë asamble dhe është votuar me të drejtë vote. 83 vota i ka marrë Kosova dhe gjashtë kundër. Kështu që prej datës 6 dhjetor Kosova është pjesë e familjes më të madhe në botë, e familjes ndërkombëtare të motoçiklizmit”, ka thënë fillimisht Llugaxhiu.
Llugaxhiu ka shtuar se me këtë rast, Kosovës dhe sportistëve të këtij sporti u hapen rrugë të reja për të garuar të barabartë me të gjitha shtete tjera.
“Me këtë rast Kosovës dhe gjithë sportistëve dhe sportdashësve iu është hapur një derë më shumë dhe një rrugë më e rëndësishme sepse Kosova gjithmonë do të përfaqësohet me flamurin e saj në gara ndërkombëtare dhe botërore”.
Ai ka treguar edhe nëse kishte shtete specifike që kanë tentuar ta pengojnë Kosovën drejtë këtij anëtarësimi në Federatën Ndërkombëtare të Motoçklizmit.
“Jo, nuk mund të them që ka pasur iniciativa të tilla që ta pengojnë, më shumë ka qenë ideja që ta pranojnë se një shtet i vogël edhe gjatë diskutimit atje me presidentin e FIM-it që Kosova ka qenë një shtet i vogël mirëpo me kapacitete të mëdha”, ka thënë ai.
Ai ka bërë të ditur se në procesin e lobimit janë mbështetur nga Komiteti Olimpik, Ministria e Sportit dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri