LAJMI I FUNDIT:

FBI në kërkim të spiunit iranian që dyshohet se planifikon të kryejë sulme mbi zyrtarët amerikanë

FBI në kërkim të spiunit iranian që dyshohet se planifikon të kryejë sulme mbi zyrtarët amerikanë

FBI është në kërkim të një spiuni iranian që beson se është i përfshirë në komplote, për të vrarë zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të qeverisë amerikane.

Siç raporton BBC, agjencia amerikane e sigurisë akuzon Majid Farahanin, 42-vjeç, për komplot për hakmarrje për vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani, transmeton Telegrafi.

Soleimani, komandant i forcave Quds të Iranit, ishte vrarë nga një sulm me dron amerikan në Irak në janar të vitit 2020. FBI-ja thotë se Farahani ka vepruar në emër të inteligjencës së Iranit.


Në një njoftim të postuar të premten, FBI tha se kërkonte Majid Dastjani Farahani për t’u marrë në pyetje në lidhje me rekrutimin e individëve për operacione në SHBA.

Zyrtarët amerikanë të sigurisë thonë se Farahani udhëton midis Iranit dhe Venezuelës, dhe gjithashtu ka rekrutuar aleatë për “aktivitete të mbikëqyrjes të fokusuara në objekte fetare, biznese dhe objekte të tjera” në SHBA.

Në dhjetor 2023, Farahani dhe një zyrtar tjetër i supozuar i inteligjencës iraniane u sanksionuan nga Thesari i SHBA-së. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Evropa
Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Evropa
Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

Amerika
Çfarë ndodh në rast se aeroplanit i mbaron karburanti?

Çfarë ndodh në rast se aeroplanit i mbaron karburanti?

Botë
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Bosnja
Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Evropa
Kalo në kategori