LAJMI I FUNDIT:

Fazliu flet për arrestimin: Për një pyetje që e bëra, polici më ka kërcënuar pesë herë me fjalët “mbylle gojën se ta shkuli kokën”

Fazliu flet për arrestimin: Për një pyetje që e bëra, polici më ka kërcënuar pesë herë me fjalët “mbylle gojën se ta shkuli kokën”

Ish-kryetari i OVL UÇK-së Faik Fazliu ka thënë se për të ishte fat i madh që ekziston ajo video e incidentit.

“E paramendoj se çfarë reagimi do të kishte pasur ndaj meje nëse nuk do të ishte ajo video. Shkrimi i parë në media ka dalë se unë kam sulmuar policinë. Mediat nuk kanë faj se ashtu iu është thënë nga policia”.


Fazliu thotë se në Prizren kishte shkuar me bashkëshorten dhe në lokal ishte për qejf dhe brenda kohës së lejuar.

“Asnjëri normal kur është me gruan nuk e kërcënon asnjë person normal e lëre më policinë”.

Ish-kryetari i OVL UÇK-së thotë se udhëheqësi i ekipit policorë është sjellë keq edhe me klientët tjerë edhe me pronarin e lokalit.

Ai thotë se policët e kanë maltretuar edhe pasi i kanë vendosur prangat.

Fazliu thotë se edhe pasi është rrëzuar policët nuk kanë lejuar stafin t’i ofrojnë ndihmë.

“Kur stafi u ofruan për ndihmë njëri polic iu tha “mos gaboni ta prekni se ua thyej kokën”.

Ish-kryetari i OVL UÇK-së thotë se pasi ia kanë vendosur prangat i ka pyetur zyrtarët policorë për arsyen e arrestimit.

“Polici pesë herë derisa sa më ka dërguar te makina më ka thënë “mshele gojën se ta nuki kryet”. Jo vetëm unë por edhe dhjetë persona tjerë kanë qenë dëshmitarë. E kam lajmëruar rastin në Inspektorat. Shpresoj se Inspektorati do ta kryej detyrën”, ka deklaruar ndër të tjera Faik Fazliu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori