LAJMI I FUNDIT:

FaZe dhe G2 sigurojnë fitoret e para në turneun Blast Premier Spring Final CS:GO

FaZe dhe G2 sigurojnë fitoret e para në turneun Blast Premier Spring Final CS:GO

Tashmë dy ndeshjet e para të turneut Blast Premier, i cili po mbahet në Lisbonë të Portugalisë, kanë përfunduar, ku ekipi favorit FaZe mposhti me lehtësi ekipin paiN, ndërsa G2 me vështirësi fitoi ndaj Vitality.

Ekipi FaZe, edhe pse nuk kanë pasur kohë mjaftueshëm të përgatiten për turneun Blast Premier, ndeshjen e parë e filluan mirë pasi mposhtën ekipin brazilian, paiN, me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa.

Ndërsa në ndeshjen G2 ndaj Vitality, rezultati ishte më i ngushtë, kurse ndeshja ishte më e vështirë për të dyja ekipet, edhe pse mapin e parë e fitoi Vitality, ekipi G2 arriti të rikthehet duke e përfunduar ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.


Për momentin është duke u zhvilluar ndeshja tjetër Na’Vi kundër OG, ndërsa më vonë do të përballen ekipi ENCE kundër ekipit BIG.

Të gjitha ndeshjet mund t’i ndiqni në kanalet zyrtare të Blast Premier në platformën Twitch. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Çfarë u tha Julian Alvarez vëllezërve të tij për penalltinë e anuluar ndaj Real Madridit

Çfarë u tha Julian Alvarez vëllezërve të tij për penalltinë e anuluar ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori