LAJMI I FUNDIT:

Faton Peci dhe Donika Gërvalla zgjidhen bashkëkryetarë të Partisë Guxo

Faton Peci dhe Donika Gërvalla zgjidhen bashkëkryetarë të Partisë Guxo

Anëtarët e Partisë Guxo kanë vendosur për modelin që është përdorur në Gjermani por edhe në Skandinavi që kryesimin e partisë ta kenë dy persona.

Në praninë e rreth 400 delegatëve, ministri i Bujqësisë, Faton Peci dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, janë zgjedhur kryetarë të përbashkët të Partisë Guxo.


373 delegatë kanë votuar për këtë vendim, 23 kundër dhe 3 kanë abstenuar.

Të dy kryetarët do të kenë kompetenca të barabarta, ndërsa zgjedhjen e dy kryetarëve e ka mundësuar statuti i ri i këtij subjekti politik, që është miratuar para se të votohet për kryetar.

Gërvalla fjalë të mëdha për presidenten Osmani: Ka kundërshtuar vendimet e dëmshme për Kosovën
Lexo po ashtu Gërvalla fjalë të mëdha për presidenten Osmani: Ka kundërshtuar vendimet e dëmshme për Kosovën

Partia Guxo kishte mbetur pa udhëheqës që nga zgjedhja e themelueses së saj – Vjosa Osmanit në postin e presidentes së vendit.

Profili i Donika Gërvallës:

Donika Gërvalla ka lindur në Shkup në tetor 1971. Fëmijërinë e hershme e kaloi në Prishtinë. Pas arratisjes së babait në dhjetor 1979 për t’iu shmangur arrestimit nga policia jugosllave për shkak të veprimtarisë atdhetare, së bashku me nënën dhe dy vëllezërit arratisen në janar 1980 në Gjermani. Pas atentatit të trefishtë në Untergruppenbach më 17 janar 1982, familja Gërvalla vendoset në Tiranë.
Në fëmijëri shquhet për talentin e saj muzikor dhe merr pjesë si soliste në flaut që në moshën 11-vjeçare në koncerte të shumta. Ajo ka studiuar muzikë në konservatoret e Tiranës dhe Hamburgut si dhe drejtësi në Universitetin e Hamburgut.

Në dhjetor 1990 ishte pjesë e protestave studentore dhe në shkurt 1991 e grevës së urisë së studentëve, të cilat çuan në rrëzimin e diktaturës në Shqipëri.

Në shtator 1991 ishte bashkëorganizatore e Referendumit për Pavarësi në Tiranë, organizimin ky që i mundësoi shprehjen e vullnetit qindra qytetarëve të Kosovës që ndodheshin në Shqipëri.

Në qershor 1992 largohet nga Shqipëria për studiuar në Gjermani.

Është anëtare nderi e LDK-së nga shkurti 1991; 1993-1997 ishte nënkryetare, ndërsa 1997-1999 anëtare e kryesisë së degës së LDK-së në Gjermani. Si zëdhënëse e LDK-së gjatë dy viteve të luftës përfaqësoi qëndrimet e Kosovës para opinionit gjerman, në qeveri dhe Bundestag, në TV, radio, gazeta, debate.

Pas një faze të angazhimit pa funksione partiake, në vitin 2015 u zgjodh kryetare e LDK-së në Gjermani. Pas dështimit të përpjekjeve për reforma të brendshme, në vitin 2018 jep dorëheqje dhe largohet përfundimisht nga LDK-ja.

Është e martuar me Stefan Schëarz, ish-deputet i CDU-së në Bundestag. Familja Gërvalla-Schëarz ka gjithsej 5 fëmijë dhe jeton në Bonn, Gjermani.

Profili i Faton Pecit:

Faton Peci është lindur në qershor të vitit 1982, në Mitrovicë.

Ka përfunduar studimet në Shkenca Politike dhe Filozofi në Fakultetin Filozofik, në Universitetin e Prishtinës, si dhe studimet e nivelit Master në Shkenca Politike.

Ai ka shërbyer si Shef i Stafit në Presidencë; Këshilltar politik i Kryetarës së Kuvendit; Këshilltar i zv/Kryeministrit si dhe Ministrit të Kultures, Rinisë dhe Sportit. Ai ishte gjithashtu konsulent i UNDP-së dhe CDF në projekte që ndërlidheshin me përkrahjen e institucioneve, si dhe konsulent i DFID në Ministrinë e Pushtetit Lokal. Ai ishte edhe anëtar i Asamblesë Komunale të Mitrovicës.

Peci, sipas biografisë së publikuar në faqen e LVV-së , mbështet politika që promovojnë një sistem të arsimit më cilësor dhe shëndetësi më efikase. Ai gjithashtu do të angazhohet që të mbrojë sovranitetin e vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori