LAJMI I FUNDIT:

Fatmir Spahiu iu del në mbrojtje artistëve që po aderojnë në parti politike: Ata nuk rrahin, nuk shpërthejnë goma

Fatmir Spahiu iu del në mbrojtje artistëve që po aderojnë në parti politike: Ata nuk rrahin, nuk shpërthejnë goma
Fatmir Spahiu (Foto: Thomas Lohnes/Getty Images/Guliver)

Aktori i mirënjohur kosovar, Fatmir Spahiu, i njohur si Bufi, ka komentuar së fundmi aderimet e shumë artistëve nëpër parti të ndryshme politike, që po ndodhin para zgjedhjeve të parakohshme.

Ai u ka dalë në mbrojtje kolegëve të tyre, duke shkruar se ata nuk janë të rrezikshëm aq sa militantët e tjerë të partive.

Fatmir Spahiu (Foto: Thomas Lohnes/Getty Images/Guliver)

Në një status të gjatë, të shkruar në rrjetin social Facebook, Fatmir Spahi ndër të tjerash pyet publikun se pse nuk po zgjohet aq shumë pluhur për aderimet e njerëzve të profesioneve tjera, por vetëm atyre të artit dhe televizionit.


“U knaqet tu i sha e ofendu artistat qe po hyne politike. Bash jeni shfry fort! Kjo eshte krejtesisht normale per faktin qe ata nuk rrehin, nuk ti shperthejne gumat e kerrit, nuk te pysin ku po i qon femijet ne shkolle. Ata mujne veq me nejt perball jush si thes i boksit. Eshte e çuditshme se si nuk reagoni njejte psh per arkitektet, doktoret etj qe poashtu jane profile publike e popullore! Pse eshte ky perceptim negativ per politiken e qe une jam shume dakord nuk eshte faj i artisteve por i atyre qe kane qene deri tash. Asnje artist e sportist kosovar nuk eshte fajtor per ikjen e te rinjeve nga vendi. Artistet e sportistet jane bash ne te njejten thes me qytetarin e Kosoves. Jam i sigurte qe nje kryeminister artist do te ishte me i mire se nje “politikan” klasik”, ka shkruar Fatmir Spahiu në Facebook.

Ndërkohë, kujtojmë që e gjithë kjo tallje në rrjetet sociale me aderimet e artistëve në parti politike, erdhi pasi modelja Arta Nitaj, aktorët Fisnik Ademi e Jeton Zogiani bashkë me parukierin Kaci, ishin të ftuar në një emision televiziv për të komentuar situatën politike në vend. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Magazina
Jozi me deklaratë të rëndë për Rozana Radin: Çfarë nuk ka bërë me Livian poshtë jorganit

Jozi me deklaratë të rëndë për Rozana Radin: Çfarë nuk ka bërë me Livian poshtë jorganit

Magazina
G Bani ndez shtëpinë e Big Brother VIP - sjell informacione nga jashtë

G Bani ndez shtëpinë e Big Brother VIP - sjell informacione nga jashtë

Magazina
Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Magazina
Momenti i arratisjes nga BBVA, Gjesti e thotë sërish: Jam shumë keq, por nuk dua të dorëzohem

Momenti i arratisjes nga BBVA, Gjesti e thotë sërish: Jam shumë keq, por nuk dua të dorëzohem

Magazina
Çun Lajçi i del në përkrahje Gjestit pas ngjarjes së djeshme: Djalosh i Dukagjinit, duro edhe pak se pranvera po vjen për ty

Çun Lajçi i del në përkrahje Gjestit pas ngjarjes së djeshme: Djalosh i Dukagjinit, duro edhe pak se pranvera po vjen për ty

Magazina
Kalo në kategori