Fatmir Spahiu u lind më 1981 dhe është njëri prej aktorëve të njohur nga brezi i tij. Ka diplomuar në Fakultetin e Arteve të UP-së, në Degën e Artit Dramatik, në klasën e profesorëve Ilire Vinca dhe Faruk Begolli. Deri më tashti ka luajtur në shumë shfaqje nëpër teatro të ndryshme të Kosovës, në shumë filma të metrazhit, kurse është bërë i njohur në serialin televiziv, “Kafeneja jonë”’. Ka udhëhequr edhe disa emisione televizive. Është i martuar me Zanën, juriste, dhe ka dy djem.
Intervistoi: Shaqir Foniqi
Fatmir Spahiu, ose Bufi sikurse e thërrasin miqtë e shumtë, mund të quhet një artist me fat, sepse ka arritur që për një kohë relativisht të shkurtër të bëhet i njohur dhe shumë i dashur e i adhuruar për publikun e gjerë.
Fatmir, a mund të thuani se jeta juaj i ka dhënë kuptim emrit tuaj Fat-mir?
Nuk e di… edhe mua më ka ndodhur në jetë të kem momente shumë të mira, por as të rëndat nuk kanë munguar. Megjithatë, shikuar nga ky kënd, mendoj se fati im ka qenë i mirë deri tashti dhe shpresoj të më përqafojë pa përfundimisht.
Jeni aktor me plot energji dhe shpejt keni depërtuar në rrethin artistik. Jeni i kënaqur me atë që keni arritur deri më tashti?
Nuk mund të them se kam arritur shpejt apo ngadalë, ose, shumë apo pak. Megjithatë, jam i sigurt që kam punuar shumë dhe nuk jam ndalur kurrë qysh nga fillimet e mia në këtë profesion.
Kush ju ka zbuluar për herë të parë, si talent?
Si çdo fëmijë tjetër, në shkollën fillore fillova të interpretoja në disa shfaqje për fëmijë. Po ashtu edhe në familje kisha afinitet të imitoja aktorët dhe të njohurit e kohës! Disi ky duhet të jetë fillimi im në aktrim.Një kohë keni jetuar në Beograd dhe jeni kthyer në Kosovë. Ishte një kthim i suksesshëm?
Familja ime duke qenë e përndjekur, një pjesë e familjes ka ikur në Turqi, disa në Beograd, ndërsa të tjerët në Gjilan e Kumanovë! Pra, një mishmash i vërtet. Megjithatë, shumë shpesh kemi ardhur për pushime në Kosovë dhe jam rritur me tregimet për bukuritë e këtij vendi. Jam i lidhur me Kosovën, jeta ka plot çudi, por edhe plot mrekulli.
Në serialin “Kafeneja jonë”, ju jeni strumbullari, Tullumi Oki. Janë këto nofka simpatike që ju rrinë juve dhe duket se nuk iu kompleksojnë?
Jo, nuk me kompleksojnë, natyrisht! Thjesht janë emrat e personazheve, kurse Bufi është nofka me të cilën më thërrasin miqtë e ngushtë dhe nuk ka të bëjë me serialin apo ndonjë rol tjetër!
Kush është ai që ju bën më shumë për të qeshur gjatë xhirimeve të serialit?
Krejt… është fat që kam pas rastin të jem pjesë e një ekipi, siç janë kolegët e Kafenesë!
Jeni vlerësuar për atë që keni sjellë para publikut, por ndërmjet teatrit, kinemasë dhe televizionit, ku ndiheni më mirë?
Në teatër jam më pak aktiv, mundohem të pranoj një rol në vit, natyrisht kur më afrohet diçka e mirë. Kurse filmi tek ne është shumë i rrallë. Fatkeqësisht ka pak produksione që prodhojnë film, sepse ky art kushton, e një shtet i dobët ekonomikisht e ka të pamundur të prodhojë shumë filma. Kjo vërehet edhe në festivalet tona, ku më shumë shohim filma të rajonit se sa të prodhimit tonë. Megjithatë, besoj se kjo do të ndryshojë me kohën dhe unë të jap kontributin tim për përmirësimin e kësaj gjendjeje. Sa i përket televizionit, shikuesi mendon se është më komod, sepse e shikon pa pagesë dhe kënaqet…
A ka teatër dhe film në Kosovë, apo televizionet po dominojnë përmes serialeve?
Teatër ka, film definitivisht s’ka, ose të them më mirë është në masë minimale, sa për ta gënjyer njëri-tjetrin se po bëjmë diçka. Për të zhvilluar një jetë normale kinematografike duhet të bëheshin minimum pesë filma në vit. Eh, dominimi i serialeve është diçka e natyrshme, sepse ndodh çdo javë dhe është më komode, njerëzit qeshin nga shtëpia dhe nuk blejnë biletë. Thjesht, duhet të kenë vetëm rrymë…
Ju, sikur jeni i lindur për role tipike humoristike. Dikush ju krahason edhe me aktorë të ndryshëm botërorë të humorit?
Faleminderit për këtë krahasim! Komedia është zhanri më i vështirë, prandaj vlerësoj komentin tuaj!
A keni idhull në art?
Kam, ka aktorë botërorë që më pëlqejnë shumë!
A keni oferta për angazhime të tjera, se aktorët e mirë janë bërë si lojtarët e mirë, janë shumë të kërkuar dhe shumë të paguar…
Shumë të paguar nuk do të thosha, por të kërkuar po! Janë disa plane dhe kam oferta për bashkëpunime të ndryshme.
Dukeni i qetë në jetë, po në art?
Mendoj që është e kundërta: mundohem që të jem i qetë kur bëj art.
Megjithatë ka qaste kur njeriu zhgënjehet. Mendoni që i ka dalë ndonjë pengesë karrierës suaj për të pasur edhe më shumë role dhe angazhim artistik?
Zhgënjim nuk do të thosha. Mendoj se ka pasur mundësi të bëja më shumë, por unë në dhjetor i mbush 32 vite dhe ende ka kohë të bëhen gjërat e mira!Keni një familje taze, sikurse thuhet?
Falë Zotit, kam dy djem, Malin dhe Lisin dhe bashkëshorten Zanën.
Zakonisht prapa një burri të suksesshëm, qëndron një grua e suksesshme. A është e vërtetë kjo?
Po, është e vërtet, gruaja ime më gjendet pranë atëherë kur unë kam më së shumti nevojë dhe shpesh këshillohem me të edhe për punët profesionale
A jeni ende të dashuruar, apo, kur një çift bëhet burrë e grua…?
Të dashuruar gjithsesi, po! Por, tash është një dashuri ndryshe. Në fillim ishte ta zëmë me sms. "Zemër, a je për me dalë sonte", kurse tash "Zemër, a po e merr djalin ti në shkollë apo unë", apo "Zemër, blej jogurt kur të kthehesh". Pra, gjithsesi ka mbetur dashuria dhe fjala zemër…
Sa keni dëshirë që fëmijët tuaj të ndjekin rrugën tuaj prej aktori?
Sinqerisht nuk e di dhe kjo për faktin se prindërit e mi nuk më janë përzier në vendimin tim, për profesionin jetësor, e besoj se kështu edhe unë do t’i përkrah sido që ata të vendosin! Por, mendoj se të merresh me art në Kosovë është shumë vështirë.
Çdo aktor mbart gjatë karrierës së tij mbresa të shumta…?
Patjetër çdo ditë është një ngjarje, çdo ditë është një film! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova
"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë