LAJMI I FUNDIT:

Fatmir Sheholli zbulon prapaskenat si u bindën Adem Hoxha e Fadil Gashi ta votojnë Vjosa Osmanin

Fatmir Sheholli zbulon prapaskenat si u bindën Adem Hoxha e Fadil Gashi ta votojnë Vjosa Osmanin

Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli ka folur për prapaskenat e bisedimeve të Albin Kurtit me deputetët minoritarë Adem Hoxha dhe Fadil Gashi për të siguruar kuorumin për Vjosa Osmanin.

Sheholli ka thënë se pasi dështoi të shtunën sigurimi i votave për Vjosa Osmanin, të dielën ai takoi përfaqësuesit e komuniteteve.


Por Sheholli thotë se kjo nuk i kërkuar asnjëherë nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se nuk e ka bërë punën e ‘sekserit’, por thotë se i takon shoqërisë civile që të merret më këto çështje.

“Instituti i ka katër zyra në tërë territorin e Kosovës dhe ne para se të futeshim në këtë çështje kemi pasur takime të ndryshme jo vetëm këta dy që i përmendët (Adem Hoxha e Fadil Gashi) por edhe deputetët e tjerë. Mirëpo kemi parë nga takimet që do të jetë shumë e vështirë që do të arrihet kuorumi i numrave. Të shtunën nuk u arritën votat, aktivistët e institutit kanë biseduar me Iniciativën Rome. Mua me erdhi mirë. Kanë qenë edhe disa përfaqësues të Listës Serbe”, tha ai në Prime Time të Kanal 10.

Ai ka thënë se atë ditë deputeti goran, Adem Hoxha e ka pasur vazhdimisht telefonin e shkyçur.

“Ai e ka shprehur bindjen e tij që të marrin pjesë në seancë. z.Gashi më ka thënë, se unë e di që ka lidhje të ngushta me listën Guxo. Unë jam angazhuar që të shohim ku janë këta njerëz dhe pse nuk po vijnë. Informacionet kanë qenë që Adem Hoxha ka marrë premtime nga Kurti, por ato nuk janë vendosur në letër. Kam marrë vesh që Hoxha do të vinte në seancë nëse rregullohet çështja e zëvendësministrit”, tha Sheholli.

Sheholli ka theksuar se Kurti dhe Adem Hoxha janë takuar të dielën në ora 15:00.

“Unë e di që takimi ka qenë në ora tre atë ditë dhe çka ka pasur në takim mes Hoxhës dhe Kurtit është mirë t’i pyesni ata, por Hoxha ka marrë pjesë në seancë dhe ka votuar si Fadil Gashi. Unë nuk i them kësaj tregti sepse ata janë deputetë që kanë ardhur në seancë dhe kanë votuar. Kur Kurti është marrë vesh me Adem Hoxhën atëherë ka pranuar edhe z. Gashi”, është shprehur ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings

Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings"

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Kalo në kategori