Fatjon Bunjaku nga Malisheva te Elbasani – detajet e marrëveshjes
Sulmuesi i Malishevës, Fatjon Bunjaku, me shumë gjasa do ta vazhdojë karrierën te klubi elitar në Shqipëri, Elbasani.
Pas një sezoni shumë të mirë me Malishevën, sulmuesi vushtrrias kishte disa oferta në tavolinë, por që vendosi të luajë në Kategorinë Superiore.
Sulmuesi që shënoi pesë gola dhe dhuroi tre asistime, tashmë i është bashkangjitur Elbasanit.
Telegrafi mëson se Elbasani ka paguar 50 mijë euro për kartonin e lojtarit, ndërsa Malisheva mban 30 për qind të shumës nga shitja e ardhshme.
Ai pas disa ditësh pritet të udhëtojë me ekipin në Greqi për fazën përgatitore, ndërsa trajner i tij është Ivan Gvzodenovic.
Bunjaku ka luajtur më parë edhe te Trepça, Liria dhe Gjilani, ndërsa ka bartur fanellën e Kosovës U21 në katër ndeshje. /Telegrafi/
































