LAJMI I FUNDIT:

Fatbardh Kadilli: Gara në PD ishte e pabarabartë, i takon Bashës ta mbajë partinë të bashkuar

Fatbardh Kadilli: Gara në PD ishte e pabarabartë, i takon Bashës ta mbajë partinë të bashkuar

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli shprehet se pas zgjedhjeve brenda partisë i takon Lulzim Bashës, jo vetëm ta mbajë partinë të bashkuar por ta çojë atë në fitore.

Ndërsa e cilësoi garën si të “pa barabartë”, Kadilli theksoi se 3 javë për të bërë fushatë ishte një kohë e pamjaftueshme.

Ai foli për përdorim të aseteve partiake nga z. Basha si dhe për thyerje të rregullave nga drejtuesit e tjerë të partisë pasi tha se janë shprehur publikisht pro kryetarit.


“Kjo garë nisi e pa barabartë dhe përfundoi e pabarabartë. Kishte pamundësi për secilin nga kandidatët për të garuar me kryetarin prej 8 vitesh. E gjithë trupa e PD, u përfshi hapur në fushatë kundër etikës dhe udhëzimeve që nxori partia. Po jap vetëm një tregues të thjesht faqet e degëve të PD publikonin vetëm takimet e Lulzim Bashës sa që dukej çuditshme që çfarë kërkon rreth e qark Shqipërisë. Kishte të gjitha aparatin e partisë në funksion, vetëm fotografë kishte me vete katër persona. Atëherë pse duhet të themi se Rama tregon u pa barabartë në garë duke përdorur burime shtetërore?”, deklaroi Kadilli, njofton Euronews Albania.

Ai tha se shifrat e reja për anëtarësinë tregojnë se nga 106 mijë anëtarë, PD ka zbritur sot në 76 mijë anëtarë dhe sipas tij përgjegjësia për tkurrjen i takon kryetarit të partisë.

Kadilli tha se shumë persona që kanë qenë anëtarë të PD, sot nuk e gjejnë më emrin në listë.

Pavarësisht se nuk siguroi vota për të qenë kryetar i PD, Kadilli tha se do ta vazhdojë projektin e tij për reformimin e PD duke shtuar se “thelbi i manifestit është që partia është më e madhe se sa kryetari”.

“Betejën për demokratizimin e partisë do ta vazhdoj, por jo në organizim paralele Do të komunikoj me demokratët rrugët janë të pafundme. Jam i vendosur t’i shkoj deri në fund këtij projekti dhe besoj se do ta rigjej forcën po të rikthehet te origjina e saj”, tha ai.

“Pas këtij momenti kësaj i takon të përgjigjet kryetarit të partisë pasi me meritë pa meritë është ai që zotëron partinë. I takon atij të mbajë përgjegjësitë për të mbajtur partinë të bashkuar por për të arritur fitoren”, përfundoi Kadilli.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori