Një biletë e shitur në Arkansas fitoi çmimin kryesor të Powerball prej 1.8 miliard dollarësh pas shortit të mërkurën mbrëma - një nga çmimet e lotarisë më të mëdha në historinë e SHBA‑s, duke ardhur pikërisht për Krishtlindje.

Xhekpoti u rrit në rreth 1.817 miliard dollarë pasi shortet e mëparshme nuk dhanë fitues, me shitjet e biletave në minutat e fundit që shtynë çmimin drejt shifrave rekord. Kjo e bën atë çmimin e dytë më të madh në historinë e lotarive amerikane dhe më të madhin për Powerball në vitin 2025, raporton reuters.


Numrat fitues të nxjerrë rreth një orë para mesnatës ishin: 4, 25, 31, 52, 59 dhe Powerball 19. Shanset për të goditur xhekpotin janë rreth 1 në 292.2 milionë.

Kjo është vetëm hera e dytë që Arkansas prodhon një fitues Powerball; hera e parë ishte në vitin 2010.

Biletat e Powerball kushtojnë 2 dollarë secila. Fituesi mund të zgjedhë midis një pagese me rritje gjatë 29 viteve - total rreth 1.8 miliard dollarë - ose një pagesë të njëhershme para taksave prej rreth 834.9 milionë dollarësh.

Xhekpoti kishte fitues edhe më parë këtë vit më 6 shtator, kur dy biletë në Missouri dhe Texas ndanë një çmim prej rreth 1.787 miliardë dollarësh. /Telegrafi/