Njëri ndër të plagosurit rëndë në atentatin e Munihut që ndodhi më 22 korrik ka qenë edhe shqiptari 13 vjeçar nga Kosova Lindore, Benet Abdilji.
I goditur nga plumbat, ai ka marrë plagë të rënda dhe ka qëndruar në gjendje kome për disa ditë. Jeta i është shpëtuar falë një operacioni emergjent, shkruan “Münchener Abendzeitung”.
Ndërkohë, trajtimi mjekësor që i nevojitet atij kushton shumë dhe nuk mbulohet nga sigurimi. Për t`i dalë në ndihmë Benetit, pronarja e farmacisë e cila është edhe punëdhënëse e babait të Benetit, Birgit Lauterbach ka iniciuar një aksion për grumbullimin e ndihmave financiare, përcjell albinfo.ch.
Ajo, pasi ka hapur një xhirollogari, u ka shkruar të njohurve dhe kolegëve të saj me kërkesën për t`iu bashkuar aksionit.
Vetë Birgit do të dhurojë mbi 1000 euro, ka thënë ajo për gazetën. Farmacistja thotë se jehona e këtij apeli ka qenë e hatashme.
“Për përkujdesjen pas operacionit tashmë janë siguruar mjaft para”, ka shtuar farmacistja për gazetën tjetër, “Süddeutsche Zeitung”.
Beneti fizikisht tashmë ndjehet mirë por është shumë i pikëlluar pasi që në sulmin e 22 korrikut kanë humbur jetën dy shokë të tij të ngushtë, thotë zonja Lauterbach.
Me paratë dhuruara, ka thënë ajo, do të mbulohen për shembull faturat e protezave të dhëmbëve të Benetit. Ai ka humbur shumë dhëmbë nga plumbat me të cilët është qëlluar, transmeton albonfo.ch. Po ashtu do të sigurohet përkujdesja për dy vëllezërit e vegjël të të plagosurit pasi që e ëma është shumë e angazhuar për të shoqëruar Benetin nëpër mjekë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Vuçiq uron Gordana Siljanovska-Davkovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend