“Fara e flliqt” quhet projekti i ri që të sjellë diçka të re, por tejet komike për ju.

Fragmente të ndryshme, ironi, humor, fjalor tjetër, por mbi të gjitha plot situata komike do të servohen në projektin e quajtur “Fara e flliqt”.


Muhamed Arifi dhe Edon Berveniku janë dy akterët e këtij projekti që vijnë me emrat artistik “Liridoni dhe Gixha”.

“Fara e flliqt” do të transmetohet në kanalin zyrtar në Youtube, ndërsa realizohet nga “Onima Productions”.

Regjinë do ta bëj Alban Zogiani, ndërsa Pro Talents është kompania prapa të cilës qëndrojnë aktorët e këtij projekti interesant.

Fragmentet komike pritet të transmetohen që nga sot në baza ditore e javore në Portalin Indeksonline.

AE896072 F632 4FE8 A04E 5A7FEFFF7AF9  1