Fansi prek Dua Lipën në të pasme gjatë koncertit - ndërhyn truproja i këngëtares

Një video nga koncerti i yllit të muzikës pop, Dua Lipa, në Los Angeles ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka shkaktuar zemërim të madh.
Videoja tregon këngëtaren duke iu afruar fansave për të përshëndetur dhe bërë foto, por një burrë shfrytëzon momentin dhe e prek në mënyrë të papërshtatshme.
“Faleminderit që jeni këtu”, i tha Dua njerëzve në rreshtin e parë, duke e përqafuar burrin. Megjithatë, videoja tregon qartë se ai vendos dorën fillimisht në shpinën e saj dhe më pas e lëviz poshtë, në vithe. Rojet e sigurisë reaguan menjëherë dhe e ndaluan menjëherë sjelljen e papranueshme.
this makes me feel sick to my stomach… dua tryna be closer to fans and people taking it to weird levels… i hate people pic.twitter.com/2OQdaSvyR7
— sam 🌊 (@tkowdeluxe) October 5, 2025
Ky incident ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale. Një vajzë që postoi videon në platformën X shkroi:
“Kjo më acaron shumë… Dua po përpiqet t’u afrohet fansave të saj dhe disa njerëz e marrin këtë në mënyrën më të keqe të mundshme. I urrej njerëz të tillë.”
Fansat dhe ndjekësit e këngëtares kanë reaguar me zemërim dhe kanë kërkuar respekt ndaj artistëve gjatë performancave live, duke rikujtuar rëndësinë e sigurisë dhe respektit në eventet publike. /Telegrafi/




























































