Victoria Beckham ka ngjallur reagime e pyetje të shumta te fansat se si ka arritur që edhe gjatë pandemisë së coronavirusit të qëndrojë kaq magjepsëse.

Në një postim të fundit në Instagram, stilistja 46-vjeçare, ndau me fansat një video të pamjes së saj të hidratuar, duke bërë që shumë prej ndjekësve të komentojnë thonjtë e rregulluar në mënyrë të përsosur e po ashtu edhe flokët vuliminoz.


Ajo ka qenë e izoluar me bashkëshortin e saj, David dhe me tre fëmijët Romeo, 17-vjeç, Cruz, 15-vjeç dhe Harper, tetë në shtëpinë e tyre prej gjashtë milionë funtash në Cotswolds.

29864728 8443693 image m 134 1592695802035 Victoria Beckham (Foto: Instagram)

Duke filmuar veten gjatë aplikimit të grimit dhe të një kreme përpara fondacionit (bazë sherku), Victoria e pranoi se i ka ardhur në ndihmë të madhe gjatë izolimit, ndërsa tregon po ashtu se ka kaluar kohë të madhe edhe në diell.

"Pra, kjo është nuanca ime e re e hidratantit fillestar për rinovimin e qelizave”, shpjegoi ajo, duke e aplikuar në faqe. “Ajo i jep shkëlqim të mrekullueshëm fytyrës time”, vazhdoi Beckham.

“Për momentin këto ditë kam kaluar më pak kohë në diell, andaj lëkura ime është pak më e ashpër. Unë jam e fiksuar pas shkëlqimit të artë. Është gjithçka. Produkti im i preferuar”, ka thënë më tej Victoria.

https://videos.dailymail.co.uk/preview/mol/2020/06/17/7251791228610457775/636x382_MP4_7251791228610457775.mp4

Derisa shumë prej fansave komentuan se dëshirojnë të blejnë këtë produkt të mrekullueshëm, disa të tjerë komentuan dukjen e stilistes së njohur.

Të tjerët e akuzuan për rregullimin që kishte bërë në tërësi marrë parasysh që në periudhën e pandemisë të gjitha gjërat janë të mbyllura, përfshirë këtu edhe sallonet e bukurisë. /Telegrafi/

29864602 0 image a 117 1592695078832 Victoria Beckham (Foto: Instagram)

29864596 0 image a 112 1592694993057 Victoria Beckham (Foto: Instagram)