LAJMI I FUNDIT:

Fansat e Tom Hanks të shqetësuar për dukjen dhe gjendjen e tij shëndetësore

Fansat e Tom Hanks të shqetësuar për dukjen dhe gjendjen e tij shëndetësore
(Foto: Twitter)

Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij, Rita Wilson, kanë shëtitur në Malibu dhe duke gjykuar nga fotografitë e bëra nga paparacit, aktori duket thuajse i panjohur.

Siç mund të shihet në imazhet e shpërndara në internet, fituesi i Oscarit ka humbur shumë kilogramë dhe fansat janë të shqetësuar, pasi nuk e dinë se çfarë fshihet pas rënies së papritur në peshë: përgatitja për një rol të ri apo ndoshta ndonjë problem shëndetësor.

66-vjeçari së fundmi e kishte shqetësuar publikun në premierën e filmit “Elvis”, ku i dridheshin duart. Tom u përpoq ta fshihte dridhjen e tij teksa mbante mikrofonin, por nuk funksionoi.


(Foto: Twitter)

Në vitin 2020, Hanks dhe gruaja e tij patën një kohë të vështirë me coronavirusin dhe gjatë kohës sa ishte i infektuar, aktori ishte edhe në spital.

Tom Hanks humbi durimin pasi një fans për pak sa nuk e rrëzoi gruan e tij
Lexo po ashtu Tom Hanks humbi durimin pasi një fans për pak sa nuk e rrëzoi gruan e tij

Mediat e huaja raportojnë se Tom është diagnostikuar me tremor (dridhje), gjendje kjo që mund të shfaqet edhe për shkak të stresit të shtuar, deri më tani nuk është bërë e ditur nëse ai ka probleme shtesë shëndetësore, ndaj shumë fansa kanë frikë për të.

Tom Hanks gjatë premierës australiane të “Elvis” (Foto: BackGrid)

Siç shkruan Daily Mail, dyshimet se aktori nuk është mirë, u shtuan edhe më shumë nga dija se gruaja e aktorit, Rita Wilson, gjatë një darke me bashkëshortin dhe fëmijët e tyre, dukej shumë e mërzitur, e shqetësuar dhe në disa raste kishte qarë. /Telegrafi/

(Foto: Twitter/Walt Disney Studios)

Në trend Magazina

Më shumë
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Magazina
Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Magazina
“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Magazina
Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Magazina
“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Magazina
Kalo në kategori